InfoKulla - Një Muze i Veçantë, Por edhe Një Pikë Informuese për Mirditën - Into Albania

InfoKulla – Një Muze i Veçantë, Por edhe Një Pikë Informuese për Mirditën

Mirdita ofron një  peizazh të ashpër romantik, ku lashtësia ka lënë gjurmët e veta, i hijeshuar aty këtu me një sfond dramatik malor, i cili kohët e fundit po tërheq vëmendjen e turistave vendas dhe të huaj.

Prej disa vitesh në këtë zonë ëshë ngritur edhe një qendër informuese, që njëherazi është edhe një muze interesant me emrin InfoKulla. Kjo kullë ka një aset të çmuar në hapësirën e saj.

Ajo është një dhuratë për komunitetin e Mirditës nga AAP-Marianne Graf dhe ka një aset të çmuar në hapësirën e saj. Humanistja austriake Marianne Graf ekzekutoi projektin e saj të detajuar për Infokullën duke u kujdesur personalisht për dizenjimin, konceptimin e ekspozitës dhe instalimet e muzeut.

Infokulla në Rubik, seksioni i etnografisë. Foto nga Infokulla

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

E pozicionuar në Rubik, në hyrje të Mirditës, në anë të Rrugës së Kombit, InfoKulla është një gërshetim i përkryer  mes traditës në ndërtim dhe arkitekturës moderne, e cila ju fton në çdo meter katror të saj të njiheni me një ambient muzeal, si edhe të informoheni mbi mrekullitë e natyrës dhe konservimin trashëgimor të kulturës, historisë dhe traditës së Mirditës dhe të gjithë Veriut.

 Qëllimi i Infokullës

Në trajtën e një kulle për të ruajtur traditën e zonës në ndërtim, kjo qendër ka si qëllim zhvillimin e eko-turizmit në rajon dhe përmirësimin e treguesve ekonomiko-social të popullsisë nëpërmjet tërheqjes së vëmendjes së vizitorëve, në veçanti atyre të natyrës, kulturës dhe historisë së rajonit duke nxitur kuriozitetin dhe interesimin për njohjen e vendit dhe të njerëzve të tij përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Instalime të ndryshme, fotografi dhe ekspozita etno-historike paraqesin një tablo gjithëpërfshirëse të një rëndësie të veçantë për rajonin.

Pjesë nga pavijonet e muzeut në Infokullë. Foto InfoKulla

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Seksionet e Muzeut

E ndarë në seksione të vogla, shpërfaqet identiteti historik, kulturor, tradicional, si dhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe të jetës së zonës.

Në katin e parë do të prezantoheni me mitologjinë e Shqipërisë, rrymat e artit, natyrën, historinë, punën në fermë dhe përsekucionin. Mitologjia është e pasqyruar me skica të figurave mitologjike dhe një instalacion i “Mujit dhe Halilit”. Më tej janë pasqyruar rrymat e artit në Shqipëri që nga më të hershmet, realizmit socilialist dhe ai i ditëve të sotme.

Dy libra të mëdhenj prej druri të improvizuar në mur paraqesin një rrjedhë të zhvillimit të historisë së Shqipërisë për të ardhur tek ajo e Mirditës. Gjatë shfletimit të fletëve të librave mëson detaje nga historia e Mirditës. Në po të njëjtin kat një kënd i veçantë i përket natyrës, ku vizitorët njihen me vlerat e florës së faunës të Mirditës. Ndër të tjera në këtë kat do të njiheni me proceset e punës në fermë dhe mjetet të cilat janë përdorur si, parmenda dhe mjete të tjera jetese e pune.

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

 Gjatë vijimit në hapësirat e këtij muzeu do të gjeni sende nga burgu famëkeq i Spaçit. Brenda xhamit ka shumë prej sendeve që kishin në përdorim të burgosurit e këtij burgu të zi, por edhe një listë me emrat e priftërinjve të vdekur gjatë regjimit komunist.

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Kati i dytë i kushtohet etnografisë, ritit të martesës, kulinarisë, mikpritjes dhe përsonaliteteve vendas dhe të huaj që kanë kontribuar në studimet shqiptare. Një black-box gjithashtu, paraqet në 8 minuta në menyrë shumë konçize një përmbledhje të historisë së Shqipërisë që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Në këtë hapërsirë ndodhen të kyçura në xham kostume shumë të vjetra popullore të zonës së Mirditës, Pukës dhe Matit. Një vend të veçantë zënë edhe festat e ndryshme që të njohin me traditën në oborrin e kullës së malësorit.

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

 

Siç e theksuam edhe më lart Infokulla është edhe infopoint, ku vizitorët marrin informacionet e nevojshme që u nevojiten për të soditur bukuritë natyrore të zonës.

Explore More