Si të lëvizësh - Into Albania

Si të lëvizësh

Me autobus

Nga të gjithë llojet e transportit publik, autobusët mbeten zgjidhja më e mirë për të udhëtuar në të Shqipëri. Çmimet e biletave janë të ulëta dhe të gjitha qytetet janë të lidhur mirë njëri me tjetrin. Problemi i vetëm mbete oraret, pasi nuk do të gjeni kollaj informacionin e kërkuar dhe për më tepër edhe ai informacion nuk pasqyron saktësisht realitetin. Sidoqoftë, gjithmonë mund të kontrolloni orarin e autobusëve inter-urbanë duke klikuar këtu, dhe më pas të lini hapësirë ​​për marzh gabimi, në mënyrë që të jeni të sigurtë që nuk do të humbni asnjë takim apo ngjarje të rëndësishme. Mos hezitoni të pyesni banorët vendas për këshilla, pasi shpesh vendi i nisjes së autobusëve është kaotik.

Për hartën e terminalit verior klikoni këtu. Disa nga destinacionet përfshijnë qytetet: Shkodër, Kukës, Lezhë etj. Për hartën e terminalit jugor kliko këtu. Disa nga destinacionet përfshijnë Durrësin, Vlorën, Sarandën, Beratin, Fierin, Gjirokastrën etj.

Për hartën e terminalit të autobusëve jug-lindorë kliko këtu. Disa nga destinacionet përfshijnë Elbasanin, Petrelën, Korçën, Pogradecin, Belshin. Për hartën e terminalit ndërkombëtar kliko këtu. Disa nga destinacionet përfshijnë Kosovën, Italinë, Greqinë, Turqinë etj.

Me makinë

Ka shumë kompani për makina me qira, kështu që nuk do ta keni të vështirë të gjeni makinën që i përshtatet interesave dhe portofolit tuaj. Nëse dëshironi të shikoni disa nga kompanitë më të mira, ju mund të kontrolloni një listë këtu. Ndarja e makinës mes të panjohurve nuk është praktikë e njohur në Shqipëri, por vendasit gjithmonë janë të gatshëm të ndihmojnë. Zakonisht nuk do të kërkojnë para, por ndoshta do të presin nga ju diçka si shenjë mirënjohjeje.

Me taksi

Meqenëse ka vetëm autobusë për transportin publik brenda qyteteve, taksitë janë mjaft popullore dhe të lehta për t'u gjetur. Zakonisht çmimet janë të lira dhe shumica e taksive punojnë me kronometra.

Me biçikletë

Është duke u bërë gjithnjë e më shumë popullore përdorimi i  biçikletës në jetën e përditshme, veçanërisht në qytetet e mëdha. Në Tiranë ka një kompani të njohur për huazimin e biçikletave, Ecovolis, që ka stacione në të gjithë qytetin. Nëse dëshironi të dini më shumë për vendet e tyre, klikoni këtu.