Ismail Kadare: Një autor i përmasave botërore - Into Albania

Ismail Kadare: Një autor i përmasave botërore

Shkrimtari i dimensioneve ndërkombëtare është përkthyer masivisht në 45 gjuhë të botës, çfarë i jep veprës së tij karakterin e pasaportës artistike për letërsinë moderne të Shqipërisë. Ismail Kadare është propozuar për çmimin Nobel në letërsi dhe është një nga autoritetet e padiskutueshme për shqiptarët kudo ku jetojnë.

Jeta e tij nisi në qytetin e Gjirokastrës, ku lindi në 28 Janar të vitit 1936. Edukimin fillestar e mori po në këtë qytet dhe më pas u zhvendos në Tiranë ku jetoi deri në vitin 1990. Prej 28 vitesh shkrimtari jeton dhe shkruan mes Tiranës dhe Parisit. Në Shqipëri jetoi pjesën më të vështirë të karrierës së tij letrare, që pasoi studimet post-universitare në Rusi. Librat e Kadaresë gjatë sistemit të kaluar ishin referencë për ngjarje dhe histori dramatike, çka e vendoste atë në qendër të vëmendjes të publikut.  Vendimi i shkrimtarit për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria në vjeshtën e vitit 1990 kur ende nuk ishte rrëzuar qeveria komuniste, mbetet një nga subjektet më domethënëse të gjysëm shekulli diktature komuniste.

Letërsia dhe çmimet

Librat e Ismail Kadaresë janë çdo herë një univers i ri. Nga temat lokale të Shqipërisë së shekullit të kaluar shkrimtari me mjeshtëri mahnitëse hulumton në botën e antikitetit aq sa duket sikur lexuesi jeton 2000 vjet më parë. Udhëton në mesjetën e errët e pas saj në trevat e pushtuara nga osmanët në Ballkan. Ndërton portrete rrënqethëse që bashkojnë njerëzit e të njëjtave kohë. Sfidon skajet e jetës duke shkuar tek universalja, e ndaj Kadare prej shumë kohësh nuk i përket më vetëm shqiptarëve. I nderuar në Francë me “Kryqin e Legjionit të Nderit”, në Spanjë me “Princi i Asturias për Letërsi”, në vitin 2005 me çmimin “The Booker Prize Man”, i dekoruar me Urdhrin shqiptar “Nderi i Kombit”. Ndërsa shkrimtari mëton edhe Nobelin në fushën e tij, vlerësimi më i fundit vjen përtej oqeanit. Ismail Kadare fitoi “Ҫmimin Ndёrkombёtar pёr Letёrsinё, Neustad”, pёr vitin 2020. Neustad njihet gjerёsisht si i dyti pёr nga prestigji, pas ҫmimit Nobel. 

Ku ta gjeni?

Ku e gjeni Kadarenë në Shqipëri? Në Gjirokastër fillimisht, në qytetin e mbrojtur nga UNESCO është shtëpia e tij origjinale e kthyer në muze. Aty gjeni një hapësirë të jetës së hershme të shkrimtarit të pasuruar me kujdes si një rezidencë mirëfill muzeale. Në Tiranë dhe në çdo qytet të Shqipërisë në çdo librari gjeni librat e tij. Për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut apo ata që një roman të Kadaresë dëshirojnë ta nisin dhuratë, e gjejnë edhe në platforma të ndryshme online, si Amazon.

Pallati ku ka jetuar Ismail Kadare. Foto nga IntoAlbania

Ndërsa më kureshtarët mund të vizitojnë shtëpinë e tij të dikurshme, në Tiranë, ku jetoi dhe punoi gjatë diktaturës. Ndodhet menjëherë pas Pallatit të Kulturës, pranë qendrës së kryeqytetit. E kthyer në muze, sot njihet pikërisht si “Shtëpia Studio Kadare” dhe është e vizitueshme sipas orareve të publikuara në faqen web të muzeut, ose profilet e tij në mediat sociale. 

Brenda shtëpisë së autorit Ismail Kadare. Foto nga IntoAlbania

New & Trending

Choose a