Këngët më Relaksuese për Shëtitjet në Natyrë - Into Albania

Këngët më Relaksuese për Shëtitjet në Natyrë

Fundjava është gjithmonë idealja për t’u larguar nga zhurma e përditshme e metropolit dhe për t’i dedikuar vetes, momente qetësie dhe relaksi. Një shëtitje në mal, një ecje në park, apo vizitë në ndonjë fshat, mund të ishin perfektet jo vetëm për të shmangur rrëmujën e qytetit, por edhe për shëndetin.

Shëtitje të tilla të cilat bëhen edhe më të bukura kur shoqërohen me një muzikë të mirë për shpirtin. Por, a e keni menduar ndonjëherë se cila mund të ishte muzika ideale për ecje të tilla?

Prestigjozja “lonelyplanet” prezanton një listë me këngët që nuk duhet të mungojnë në ecjet tuaja në natyrë. Janë rreth 26 këngë, kryesisht të zhanrit folk të krijuara 20 vitet e fundit.

Përzgjedhja e këngëve është bërë nga aplikacioni muzikor Spotify, i cili ka renditur këngët më të klikuara nga kombinimi i 104 playlistave, të cilat përmbanin rreth 25.000 këngë.

Lista e këngëve për ecjet në natyrë. Burimi: daffodilhotel

Në top listën qendron The Lumineers më këngën Ophelia, duke vijuar me Vance Joy me këngën Riptide, i cili pozicionohet në vend të dytë, ndërsa në vendin e tretë renditet kënga e Old Pine, të Ben Howard.

Nëse jeni në kërkim të një playliste tuajën për ecjet në natyrë, kjo listë mund të jetë një fillim i mirë.

New & Trending

Choose a