Korça Destinacioni Ideal mbas Karantinës - Zbuloni Pasuritë Kulturore që Duhet të Vizitoni - Into Albania

Korça Destinacioni Ideal mbas Karantinës – Zbuloni Pasuritë Kulturore që Duhet të Vizitoni

Data 18 maj për një pjesë të konsiderueshme të qyteteve shqiptare është si një rinisje e re pas mbylljes së pazakontë të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19. Kjo datë shënon gjithashtu edhe hapjen e siteve dhe monumenteve në të gjitha zonat e gjelbërta.

I tillë është dhe rasti i qarkut të Korçës, i cili me atraksionet e shumta, mbart vlera të jashtëzakonshme të pasurisë kulturore, por edhe të peizazheve mahnitëse që ofron. Pse jo mund të jetë dhe një zgjidhje e mirë për ta vizituar e për t’u rigjallëruar pas karantinës.

IntoAlbania ka kryer një bisedë me Gjergji Kokin, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Korçës, i cili ka theksuar se vizitorët do të kenë mundësi t’i rikthehen destinacioneve kulturore me ndjesitë dhe përjetimet e njëjta, por duke u përshtatur me rregullat e reja për shkak të situatës.

“Do të respektohen të gjitha rregullat e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Vizitat do të jenë në grupe të vogla. Do të kërkohet respketimi i distancës, si edhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse. Personeli i ndodhur në objektet e vizitueshme do të jetë prezent për të mirëpritur turistët dhe gjithashtu të shoqërojë grupet dhe të shpjegojë rregullat e distancimit social.”

Gjatë këtyre muajve të pandemisë globale, kultura ka ardhur në shtëpitë tona me anë të tureve virtuale, nisma që besohet se kanë ngjalluar edhe më shumë dëshirën për t’i vizituar nga afër këto objekte, thekson Gjergj Koki.

Rajoni i Korçës ofron mundësi të shumta zgjedhjeje përsa i përket ofertë turistike, mund të shpenzosh kohë në atraksionet turistike si pazari i Korçës, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, mund të shihni Muzeun Kombëtar të Arsimit i restauruar tërësisht i cili shumë shpejt do të hapët për vizitorët e shumtë. Kisha e Ristozit në Mborje, Muzeu Arkeologjik, Banesa e Vangjush Mios, si dhe shumë banesa karakteristike përgjatë zonës historike.

Destinacionet që nuk duhet t’i humbisni në Korçë

Korça është një destinacion perfekt, thekson drejtori i DRTKK, pasi 20 min larg saj ndodhet Voskopoja me një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, 6 kishat e saj me piktura murale mbresëlënëse si dhe Ura e Shën Prodhromit e restauruar vitin e kaluar, një vepër inxhinierike që duhet vizituar.  Por afër Voskopojës është Shipska, ku gjendet peizazh i jashtëzankonshëm piktoresk dhe një prej objektet më me rëndësi, Kisha e Shën Gjërgjit.

Mbrapa nuk qëndron as zona e Prespës, e cila ofron një peizazh të liqenit dhe malit të kombinuar me trashëgiminë kulturore dhe veçantia janë kishat heremite.

Ndër fshatrat piktoreske që ja vlen të vizitohet është edhe Rehova e Kolonjës, një qendër historike e cila është nje galeri arti e hapur me portat e saj me simbolet mistike dhe në brendësi të tyre plot hijeshi dhe mikpritje me zemër të madhe dhe plot gatime mbresëlënëse.

Dhe vizita juaj nuk duhet të mbyllet pa vizituar Pogradecin, i cili ofron një mundësi për të vizituar zonën historike dhe për të parë banesat karakteristike. Liqeni i Ohrit ose siç njihet ndryshe Liqeni i Dritës është pasuri e Trashëgimisë Botërore.

Në dalje të Pogradecit një xhevahir i trashëgimisë është edhe Rrënoja e kishës paleokristiane dhe Mozaiket (Bazilika e Linit). Fashti Lin është një atraksion turistik për të mos u humbur, midis vijës së ngushtë të shkëmbinjve dhe liqenit çdo rrugicë e këtij fshati të nxjerr në Liqenin e Dritës.

Të gjitha këto bukuri e shumë të tjera ju presin që t’i prekni nga afër dhe të ndjeni shijen e traditës së zonës së Korçës. Për të gjithë ata që duan të vizitojnë këto site më datë 18 maj, hyrja do të jetë falas.

New & Trending

Choose a