Koronavirus: Si të Ruajmë Shëndetin Mendor e Normalitetin - Into Albania

Koronavirus: Si të Ruajmë Shëndetin Mendor e Normalitetin

Ritmi i shpërndarjes së lajmeve dhe këshillave gjatë kësaj periudhe mund të ndikojë në mënyrë tepër negative e të shqetësojë shumë prej nesh e, për këtë arsye, duhet të mësojmë se si të ruajmë ekuilibrin e ta  menaxhojmë sa më mirë situatën si edhe veten.

Koronavirus është emri që popullon të gjithë ekranet tona. Ndonëse ngjarjet apo lajmet për të shpërndahen për qëllime të mira, edukimi apo informimi, ato mund të na peshojnë shumë, ndoshta më shumë se çmund të përballojmë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization) ishte e para që reagoi me këshilla për ata të cilët po përjetojnë sadopak ankth apo stres në lidhje me ngjarjen. Shumë media ndoqën shembullin e tyre duke shtuar sugjerime për të kaluar këtë periudhë në mënyrë sa më të qetë dhe normale. Lexoni disa nga më të mirat më poshtë:

1) Evitoni leximin, shikimin, apo dëgjimin e lajmeve që ju shkaktojnë panik apo ankth.

Bëhuni ju ata që përcaktojnë masën që mund të duroni! Nuk keni përse të jeni të përditësuar në çdo çast për progresin e virusit nëse kjo ju shkakton një gjendje jo të mirë fizike apo mendore.   

2) Kërkoni vetëm atë informacion që përmban këshilla apo plane praktike për mbrojtjen e vetes dhe të afërmve tuaj.

Duhet minimizuar ekspozimi ndaj lajmeve të cilat nuk janë praktike dhe nuk ju tregojnë se çmund të bëni aktualisht për të ndihmuar apo përmirësuar gjendjen.

3) Vendosni një orar të caktuar për të ndjekur lajmet.

Ekranet tuaja nuk duhen mbajtur të ndezur në çdo orë të ditës, sidomos nëse ato trajtojnë vetëm çështjen e Koronavirus-it. Caktoni një orar gjatë të cilit do të ndiqni lajme për virusin dhe mbajeni këtë orar me rreptësi. Në këtë mënyrë, ajo që mbetet nga dita të jetë sa më shumë e ti kushtohet aktiviteteve apo mendimeve më pozitive.

4) Evitoni ato faqe në rrjetet sociale të cilat ju sjellin shqetësime.

Edhe nëse ju duken interesante, për momentin mos e ekspozoni veten në më tepër informacion seç duhet te dini. Fatmirësisht, keni disa opsione të ndryshme si “unfollow,” “hide,” apo “mute.” Kujdesuni për këtë pjesë sa më shpejt që të siguroni qetësinë tuaj në ditët në vijim. 

5) Lani duart rregullisht, por jo më tepër seç duhet.

Ndiqni këshillat e shpërndara nga burimet e ndryshme ndërkombëtare për larjen e duarve. Kujtohuni edhe për ato të gjysheve e të mamave tuaja. Lajini duart sa herë të dilni dhe të ktheheni në shtëpi si edhe para dhe pasi të hani. Nëse qendroni në shtëpi dhe nuk keni prekur sipërfaqe të panjohura, nuk keni pse të lani duart. Duhet kuptuar se larja e duarve duhet të kthehet në një ritual të cilin do ta vazhdoni pasi virusi të zbehet. Ndaj, mos e teproni tani që të mundet ta mbani këtë zakon.

6) Mbani lidhjet me njerëzit.

Nuk është momenti për t’u izoluar mendërisht. Patjetër që mund ta përdorni këtë kohë për të bërë gjëra që nuk keni patur mundësi të bëni më parë. Ndërtoni një rutinë të përkohshme me gjëra/aktivitete që ju interesojnë e mund të bëni nga shtëpia. Por, mes të gjithave, bisedoni në telefon me njerëz të afërt të cilët nuk mund t’i takoni.

7) Ruani normalitetin e mos e teproni në asgjë që bëni.

Kjo periudhë mund të zgjasë më shkurt por edhe më gjatë seç mund të pritet. Në vend që të parashikoni, zgjidhni të vazhdoni një jetë sa më normale. Konsumoni ushqim të shëndetshëm, bëni ushtrime në shtëpi (qoftë edhe stretching) dhe përpiquni të gëzoni me sa mundeni këtë rutinë të re. Vetëm në këtë mënyrë, do të kalojë më shpejt!

Ky artikull është përshtatur nga artikulli “Coronavirus: How to protect your mental health”  i botuar në BBC News në datën 16 Mars 2020.

New & Trending

Choose a