Mbretëresha e Qiejve Viziton Sofrën Unike Shqiptare në Afërsi të Nivicës - Into Albania

Mbretëresha e Qiejve Viziton Sofrën Unike Shqiptare në Afërsi të Nivicës

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror gjatë ekspeditave të saj në terren na infomon gjithmonë për lajme positive në lidhje me botën e pasur të shpendëve dhe kafshëve të veçanta në Shqipëri.

Ne në IntoAlbania vazhdimisht kemi përcjell informacione në lidhje me shpendët në zhdukje apo të rralla që shkelin territoret tona, apo krijojnë habitate në to. Së fundmi Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror(PPNEA) sjell informacione positive për shpendin e mahnitshem, për simbolin e Shqiptarëve, Shqiponjën e Malit.

Gjatë monitorimit PPNEA ka theksuar se, në stacionin e shpëndëve të egra në Kurvelesh është ulur në tokë dhe ka vizituar këtë stacion suplementar Shqiponja e Malit.

Në njoftim Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror thekson se ky satacion është ndërtuar si një masë e drejtpërdrejtë konservuese ndaj helmimit të popullatës së kalit të qyqes, stacioni suplementar në Kurvelesh ka tërhequr dhjetëra shpendë të tjerë, duke përfshirë edhe mbretëreshën e qiejve, simbolin tonë kombëtar, shqiponjën e malit (Aquila chrysaetos).

Shqiponja e malit në Kurvelesh, foto PPNEA

“Ky shpend i mahnitshëm, me një gjatësi të hapjes së krahëve prej 190 – 225 cm, përbën një siluetë gjithnjë e më të rrallë në qiellin e Shqipërisë. Për këtë arsye, sa herë që ky lloj viziton stacionet tona, nuk mundemi të mos shfaqim gëzim”, shprehen specialistët e shoqatës.

Shqiponja e malit është vizitori i dytë më i shpeshtë i stacionit tonë në rajonin e Kurveleshit. Ashtu si kali i qyqes edhe ky lloj rrezikohet nga kurthet e helmatisura, njoftoi Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri.

New & Trending

Choose a