Nis Restaurimi i Shtëpisë së Poetit të madh Shqiptar At Gjergj Fishta - Into Albania

Nis Restaurimi i Shtëpisë së Poetit të madh Shqiptar At Gjergj Fishta

Shtëpia ku ka jetuar një ndër figurat më të mëdha të letrave shqipe At Gjergj Fishta, do t’i nënshtrohet restaurimit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Banesa e cila ndodhet mbi një kodrinë të fshatit Fishtë të Lezhës është një dëshmi e gjallë e poetit, atdhetarit dhe françeskanit të madh At Gjergj Fishta. Kjo godinë e cila mban statusin monument kulture, është vendi ku poeti i madh kaloi periudhën e hershme të jetës së tij.

Ministrja Margariti ka theksuar se ‘Punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre. Ky projekt restaurimi është pjesë i një projekti më madhor që parashikon prekje edhe në stacione të tjera ku ka kaluar jeta e Fishtës. ’’

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se kjo godinë është pjesë e “Itinerarit Fishtian”, një rrugëtim në stacionet e jetës së Homerit shqiptar.’’

Pavarësisht se jo në gjendje shumë të mirë, kjo godinë ka tërhequr vëmendjen e turistave shqiptarë dhe të huaj, për të njohur nga afër vendin ku poeti Fishta kaloi pjesë nga jeta e tij.

Sigurisht që nisja e punimeve do të garantojë ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe mund të rris në të ardhmen edhe numrin e vizitorëve. Kjo pasi zona njihet si një vend me histori dhe kulturë të pasur dhe një  dëshmi e tillë materiale që flet për jetën, veprimtarinë e tij si poet, atdhetar, që ja kushtoi jetën kulturës dhe kombit shqiptar, do të jetë një vlerë e shtuar për këtë zonë.

New & Trending

Choose a