Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Arilena Ara, në Veshët e Gazetarit të BBC - Into Albania

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Arilena Ara, në Veshët e Gazetarit të BBC

Që Arilena Ara do të bënte të flitej gjatë për të, u nuhat diçka që nga nata e fitores së Festivalit, fitore e denjë për t’u quajtur e zhurmshme. Por që ajo do të ishte menjëherë ndër të preferuarat e ndjekësve të Eurovizionit në të gjithë botën, kjo padyshim është një befasi. Aq më shumë kur e zbulon të thënë në rreshtat e gazetarit që mbulon sektorin e muzikës pranë BBC, Mark Savage.

Në një artikull në stil krejtësisht anglez, me nota sa ironike aq edhe realiste, në paragrafin dedikuar përfaqësueses së Shqipërisë, gazetari i BBC shkruan se:

Eurovizioni nuk do të ishte ai që është pa një baladë (ose 12), të rrahura nga era, mundësisht kënduar në maksimumin e volumit nga një këngëtare me shumë flokë.
Në këtë drejtim, Arilena Ara është mëse e furnizuar. Kënga e saj quhet pikërisht “Shaj” dhe ajo i lëshon notat e larta me delikatesën e alarmit në honin e një ashensori.
Por kënga, është e ndërtuar me shumë zgjuarsi rreth pikave kulminante, duke krijuar qetësi dhe frymëmarrje me harqet në pjesën qëndrore, përpara mbërritjes në korin final.

Dhe Arilena ka eksperiencën e duhur për ta paraqitur. Që nga koha kur fitoi në X-Factor Albania, në 2013-ën, ajo është shndërruar në një nga yjet më të mëdhenj të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori”, ka qënë hit edhe ne Rusi dhe Rumani, gjë që e bën atë të njohur edhe për votuesit e këtyre vendeve“.

Arilena Ara

Në fund të paragrafit, Savage shtron pyetjen nëse përfaqësuesi anglez do të mund ta mposhtë Arilenën në vota, pyetje së cilës ai vetë i përgjigjet:

Jo. “Shaj” është favorite e orëve të para ndër ndjekësit e Eurosong-ut dhe duket gati për një renditje në 5 finalistet“.

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

New & Trending

Choose a