Portali i Njohur i Turizmit - Rendit 15 Plazhet Shqipërisë që Duhet t’i Vizitoni në 2020-n - Into Albania

Portali i Njohur i Turizmit – Rendit 15 Plazhet Shqipërisë që Duhet t’i Vizitoni në 2020-n

Vija bregdetare jugore e Shqipërisë prej vitesh po befason shumë turistë të huaj. Një ndër bloget me të mëdha të turizmit Pichyourtrail, i ka kushtuar vëmendjen 15 plazheve të Shqipërisë të cilat duhen vizituar këtë verë.

Krishna Teja e përshkruan Shqipërinë me ‘ një vijë bregdetare të mrekullueshme jugore, është një zonë e mbushur me fshatra të bukura, rrugë me kalldrëm dhe plazhe të lezetshme e ujëra të kthjellëta. Riviera Shqiptare është ”shtëpia” e shumë vendeve interesante dhe për t’i bërë gjërat disi më të përshtatshme për planet tuaja të udhëtimit në Europë, po ju rendisim 15 plazhet më të mira në Shqipëri që duhet të vizitoni në vitin 2020.’’

Të parin rendit plazhin e Gjipesë, një nga thesaret “e fshehur” të Shqipërisë, një plazh me të vërtetë qiellor, ku uji është plotësisht i qartë, në mes të shkëmbinjve të lartë, gjë që ju jep ndjenjën e të qenit në një vend europian pa asnjë dallim.Eksploruesit gjithashtu mund të lokalizojnë disa plazhe më të vegjël përgjatë vijës bregdetare dhe disa shpella gjithashtu.

Himarë, Vlorë. Foto nga Albjola Maloku

Në vend të dytë Plazhi i Gramës. Një nga vendet më të shkëlqyera për të vizituar në Shqipëri, që do t’ua bënte të paharrueshme një ditë vere. Më e mira është ta vizitoni me anije.

Në vendin e tretë portal pozicionin plazhin e Dhërmiut, i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë tradicionale prej guri. Një numër gjithnjë e në rritje i udhëtarëve skandinavë kanë zbuluar plazhin e tyre këtu.

Më pas renditen plazhet e Drimadhes, ku vizitorët mund të shijojnë bregdetin më të izoluar dhe më pak të populluar , plazhin e Livadhit, që admirohet për ujin e tij blu të errët, ndërkohë që peizazhi është i mbushur dhe me pemë ullinjsh, Borshin që konsiderohet si plazhet më të gjata në bregdetin e Jonit, që është akoma i ruajtur nga industria e udhëtimeve masive.

Në renditje do të gjeni edhe plazhin e Lukovës ndoshta një nga më të mira në Shqipëri. Ai është i rrethuar me gjelbërim dhe ujë krejtësisht të pastër blu.

Plazhi Pulëbardha zë vendin e tetë, i cili pasohet nga plazhi i Mangos që ka të gjitha kënaqësitë që ju kërkoni për një ekskursion të jashtëzakonshëm.

Saranda është gjithashtu një bazë mahnitëse për të eksploruar Shqipërinë e Jugut ku ka shumë hotele dhe restorante për të zgjedhur në varësi të nivelit të buxhetit tuaj.

Sigurisht që listët nuk mund t’i mungonin plazhet e Ksamilit dhe ai i Pasqyrave. Të cilat gjatë korrikut dhe gushtit, mbushet me njerëz njësoj si vendet e tjera më të mira në rajonin e Mesdheut.

Blogu i turizmit përfshin edhe Plazhin e Palasës, si edhe të Jalës në këtë listë si një tjetër pikë e njohur e bregdetit shqiptar.

Nuk mungon as Durrësi, një nga destinacionet më të njohura në vend vetëm 40 minuta me makinë nga kryeqyteti shqiptar, që ka gjithçka që ju nevojitet.

Kepi i Rodonit në Durrës. Foto dhuruar nga Enea Mustafaraj.

Dhe e fundit, e vetmja e përzgjedhur nga bregdeti verior, Rana e Hedhun, shtëpia e disa dunave fantastike me rërë që ndodhen në shpatet e malit. Ndodhet afër Shëngjinit dhe për shkak të një rruge të ndërtuar rishtas, Rana e Hedhun aktualisht është e arritshme më lehtë.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

New & Trending

Choose a