Sheshet Plot Drita Festash - Fotot më të Bukura Nga e Gjithë Shqipëria - Into Albania

Sheshet Plot Drita Festash – Fotot më të Bukura Nga e Gjithë Shqipëria

Mund të themi që është periudha më bukur e vitit! Çdo qytet merr një tjetër pamje nën petkun e dritave vezulluese, që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit. Si çdo vit, në fillim të dhjetorit në çdo qytet kryhet tradita e ndezjes së dritave.

Pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, ndezja e dritave erdhi si mesazh i shpresës dhe vazhdimësisë së jetës.

Për t’i shijuar me më shumë pasion dhe magji, ju sugjerojmë disa nga qytetet që ju ofrojnë atmosferë festash.

1.Tirana

Atmosfera e stinës së festave është ndezuar në të gjithë Tiranën. Sheshi Skënderbej është vendi që pret dhe dekorin më të rëndësishëm të këtyre ditëve. Jo vetëm pema e madhe e fundvitit, por dhe Fshati i Festave është ngritur në këtë hapësirë për t’i bërë sa më të ngrohta këto ditë. Sigurisht nuk qëndrojnë mbrapa dekorimet e Pazarit të Ri, Bulevardit Dëshmorët e Kombit si dhe Kalanë, që e kanë kthyer Tiranën në qytetin e shumë ngjyrave.

Sheshi Skënderbej, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Sheshi Skënderbej, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Sheshi Skënderbej, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Pazari i Ri, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

2. Korça

Korça, e cila në këtë periudhë ka edhe numrin më të madh të vizitorëve, sigurisht që nuk mund të lihet jashtë kësaj liste. Nën mesazhin e solidaritetit turistë, vendas dhe të huaj kanë përjetuar atmosferën e ngrohtë të ndezjes së dritave. Edhe këtë vit atraksion për vizitorët do të jetë pista e patinazhit në qendër të qytetit, dekori i dritave, të cilin e gjeni përgjatë pedonales së qytetit, si edhe tek Pazari i Korçës. E nëse do të shkëputesh nga Tirana, Korça është gjithmonë qyteti që e sjell më të bardhë atmosferën e festave.

Korça në festat e fundvitit. Burim Bashkia Korçë
Korça në prag festash. Burimi Bashkia Korçë
Korça në prag festash. Burimi Bashkia Korçë
Korça në prag festash. Burimi Bashkia Korçë
Pazari i Korçës. Burimi Bashkia Korçë

3. Durrës

Një ndër qytetet më të prekura nga tërmeti ka gjetur forcat të rimarrë veten dhe hijeshinë që i takon. Durrësi ka lënë pas hijën e errët dhe është vezulluar më shumë se kurrë. Jo vetëm sheshi qendror por edhe disa lagje të qytetit bregdetar janë rigjallëruar me ndezjen e dritave, si simbol të jetës.

Durrësi në prag festash. Foto nga IntoAlbania.

Durrësi në prag festash. Foto nga Adnan Beci

Durrësi në prag festash. Foto nga Adnan Beci

Durrësi në prag festash. Foto nga IntoAlbania.

4. Elbasan

Qyteti simbol i Festës së Verës di ta sjellë bukur edhe magjinë e dimrit. Qendra e Elbasanit shndrin më shumë se kurrë, duke i dhënë qytetit një tjetër dimension. Pema e Vitit të Ri dhe dekoret që janë bërë përreth Kalasë i kanë dhuruar Elbasanit një tjetër pamje.

Elbasani në prag festash. Burimi Bashkia Elbasan

Elbasani në prag festash. Burimi Bashkia Elbasan

5. Berat

Berati i një mbi një dritareve, shfaqet dhe më i bukur në këto prag festash. Asnjëherë nuk është një ide e keqe të vizitosh Beratin në këtë periudhë. Berati është gjithmonë një atraksion më vete. Me lagjet e vjetra, kalanë dhe muzeun, mbetet qyteti që vizitohet në çdo stinë.

Berati në prag festash. Burimi Bashkia Berat

Berati në prag festash. Burimi Bashkia Berat

Berati në prag festash. Burimi Bashkia Berat

Kjo magji ka prekur dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, duke i dhuruar atyre një atmosferë vezëllitëse. Ja dekoret e Gjirokastrës dhe Shkodrës.

Pazari i Gjirokastrës. Foto nga Vilson Kuçi

Pazari i Gjirokastrës. Foto nga Vilson Kuçi

Pazari i Gjirokastrës. Foto nga Vilson Kuçi

Shkodra prag festash. Foto nga IntoAlbania.

Shkodra prag festash. Burimi Bashkia Shkodër

Shkodra prag festash. Burimi Bashkia Shkodër

New & Trending

Choose a