Shqipëria Turistike në Sytë e El Pais - Vendi i Evropës që Duhet Zbuluar - Into Albania

Shqipëria Turistike në Sytë e El Pais – Vendi i Evropës që Duhet Zbuluar

Shqipëria nuk është më një nga destinacionet sekrete të Evropës. Me bukuritë e saj natyrore dhe kulturore, ka bërë që shqiptarët të mburren për këtë tokë. Prej disa kohësh portale të njohura turistike, përmendin shumë nga vendet që duhen vizituar patjetër në Shqipëri.

I fundit është portali spanjoll “El Pais” i cili i ka kushtuar një artikull të gjerë vendit tonë duke renditur 12 nga destinacionet që duhet patjetër t’i vizitoni.

“El Pais” e nis përshkrimin, se dikur Shqipëria ka qenë një vend i ndaluar për t’u vizituar nga spanjollët. Për më kureshtarët, apo të apasionuarit pas aventurës, ky vend kaq afër Spanjës, zgjoi një dëshirë të pakontrollueshme për të zbuluar se çfarë fshihet në këtë tokë të ndaluara, thekson ndër të tjera e përditshmja spanjolle.

Destinacionet që ata kanë zgjedhur kombinojnë bukur, jo vetëm bukuritë malore që ne kemi, por sjellin në vëmendje dhe peizazhet e mrekullueshme të Rivierës Shqiptare, duke e konsideruar atë si zbulimin më befasues. Pa lënë pas sitet arkelogjike, kishat dhe xhamitë e vjetra si një pasuri e çmuar e historisë.

Nga veriu në jug, mes Alpeve, Rivierës Shqiptare, vendeve historike si Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, pa lënë pas Tiranën, Shkodrën dhe Korçën në këtë artikull, konfirmohet për të disatën herë që Shqipëria është një nga destinacionet ndryshe nga pjesa tjetër e vendeve fqinje të Ballkanit.

Për të shijuar Shqipërinë me sytë e evropianëve, ju këshillojmë të lexoni artikullin e plotë këtu.

New & Trending

Choose a