Arkitekti që i Shpëtoi Holokaustit Projekton Memorialin në Nder të Shqiptarëve që Shpëtuan Hebrenjtë - Into Albania

Arkitekti që i Shpëtoi Holokaustit Projekton Memorialin në Nder të Shqiptarëve që Shpëtuan Hebrenjtë

Një monument i ri i është shtuar Parkut të Madh të Tiranës. Bëhet fjalë për memorialin e Holokaustit realizuar nga 81 vjeçari Stephen Jacob, një emër  i njohur në botën e arkitekturës së Nju Jorkut. Ai njihet për krijimet e tij multimilion dollarëshe, siç është Hotel Gansevoort, unik në llojin e tij, i cili ishte hoteli luksoz i distriktit Meatpacking, shkruan Josefin Dolstein për gazetën e njohur izraelite ”The Jerusalem Post”.

Për disa vite Jacob, punoi për të projektuar një memorial të Holokaustit për kryeqytetin e Shqipërisë. I përuruar muajin e kaluar në hyrje të Parkut të Madh të Tiranës, memoriali i thjeshtë përmban tre pllaka prej guri, në shqip, anglisht dhe hebraisht, dhe nderon historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ashtu siç shprehet edhe në intervistë 81 vjeçari Jacobs ka theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte një numër të konsiderueshëm të hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore. “Mendova se kjo ishte një histori shumë e rëndësishme që duhej të tregohej”, tha ai.

Motivimi i tij tejkalon dëshirën për të nxjerrë në pah trimërinë e shqiptarëve gjatë luftës. Vetë Jacobs është një i mbijetuar nga Holokausti që kaloi kohë si fëmijë në një kamp përqendrimi nazist.

“Për mua kjo nuk ka të bëjë thjesht me projektimin. Kjo është një lloj përvoje personale”, tha ai.

Mrekullisht e gjithë familja e afërt e Jakobit i mbijetoi luftës, megjithëse gjyshja e tij vdiq menjëherë pasi u çliruan kampet. Familja u nis për në Zvicër, ku ata jetuan për tre vjet. Më 1948 u transferuan në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur në lagjen Washington Heights të New York City.

Jacobs do të bëhej një arkitekt i shquar i Nju Jorkut, duke themeluar firmën e tij dhe duke u bashkuar me gruan e tij me dizanjuesin, Andi Pepper. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.