Blogu i njohur i Turizmit - Berati Vendi Unik i Arkitekturave Mbresëlënëse - Into Albania

Blogu i njohur i Turizmit – Berati Vendi Unik i Arkitekturave Mbresëlënëse

Me bukuritë natyore, mikpritjen, kulturën dhe historinë Shqipëria vijon të mbetet një vend i denjë për t’u prekur nga afër. Berati është një nga qytetet unike që i përmbush më së miri këto veçanti dhe prej vitesh po tërheq vëmendjen e shumë turistave dhe blogeve të turizmit.

Buckelistly është një ndër bloget më të njohura në botë i cili i ka dedikuar një artikull Beratit dhe se cilat janë ato  gjërat që mund të bëni në këtë qytet.

”Qyteti i një mbi një dritareve”, i cili është pjesë edhe e trashëgimisë botërore të UNESCO-s është i pasur me një arkitekturë që e bëjnë atë të veçantë, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum, kështu e nis përshkrimin, bucketlistly.blog, për qytetin piktoresk të Beratit.

Berati, foto nga bucketlistly.blog

Pasi jep një përshkrim të detajuar se si mund të arrihet dhe kur është përiudha ideale për ta vizituar Beratin,  Peter.R nis edhe përshkrimin e vendeve atraktive dhe se çfarë mund të bësh në këtë qytet.

Për Peter, Berati është një qytet që nuk duhet ta humbisni kur vizitoni Shqipërinë.

Eksploroni Kalanë e Beratit

Vizita e parë është tek Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë, e nis përshkrimin bucketlistly. Kalaja është më e madhe se sa duket nga qyteti. Mund të kaloni disa orë duke zbuluar të gjitha kishat bizantine dhe xhamitë osmane brenda kështjellës. Duke parë peizazhin përreth, do të vini re dy male në të dy anët e lumit Osum. Ata janë Tomori dhe Shpiragu. Legjenda thotë ka se këto dy male ishin dikur gjigantët që luftuan me njëri-tjetrin për të fituar zemrën e një gruaje në Berat.

Kalaja e Beratit, foto nga bucketlistly.blog

Admironi Kishën në brendësi të kalasë

Sigurisht që nuk mund ti mungonte listës dhe kisha në brendësi të kalasë, Kisha e Shën Triadhës. Kjo kishë është një vizitë e domosdoshme nëse jeni të interesuar të shihni një shembull të shkëlqyeshëm të ndikimit të madh të Perandorisë Bizantine të lënë në këtë zonë. Kjo kishë bizantine mesjetare u ndërtua diku midis shekullit XIII dhe XIV.

Berati, foto nga bucketlistly.blog

Interesante dhe që bucketlistly vendos në këtë listë janë edhe xhamitë dhe kishat e tjera në Berat.

Muzeu Etnografik është një vend i shkëlqyeshëm për të vizituar nëse dëshiron të mësosh për historinë e Beratit dhe kulturën shqiptare. Pamja është gjithashtu e mahnitshme nga ballkoni i muzeut, me pamje nga qyteti. Është një vend i shkëlqyeshëm për të ndaluar për një orë pasi të keni zbritur nga kështjella.

Pjesë e kësaj liste janë edhe kanionet e Osumit, ku bucketlistly ju rekomandojmë ta kaloni atë ditë në natyrë dhe të eksploroni peizazhin përreth të Beratit. Kanioni i Osumit është kanioni më i madh në Shqipëri.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.

Berati, foto nga bucketlistly.blog