Book Your Stay
Book Your Flight
Kisha e Shën e Premtes në fshatin e Lukovës, një monument kulturor i rëndësishëm, do të restaurohet së shpejti.
E përfshirë në zonën e rrezikut për shkak të gjendjes të rrënuar, kisha do të shpëtohet prej këtij restaurimi, shprehet ministrja e kulturës, Elva Margariti, në Instagram.
Kisha e Shën e Premtes mes ullishteve në Lukovë. Foto nga Albanian Archaeology.
Kjo kishë e tipit bazilikë (nga greqishtja e lashtë, portiku mbretëror), e ndërtuar mbi një kodër, daton që nga shekulli i XVII-të. E pozicionuar në lagjen perëndimore të Lukovës, kisha ndodhet, pothuajse e braktisur, në mes të një ullishteje.
Pastrimi i kishës. Foto nga Albanian Archaeology.
Kisha bën pjesë në grupin e bazilikave me kupolë. Në të mund të hyhet prej dy dyerve, një në anën jugore dhe tjetra në anë perëndimore. Kisha ka gjashtë kolona, mbi të cilat kalojnë harqe. Veçanërisht e rëndësishme ishte kulla e këmbanës, e dhuruar nga mbreti i Napolit në 1695, e cila u zhduk në 1967, me shkatërrimin e shumë kishave dhe xhamive gjatë periudhës të diktaturës.
Plazhi i Lukovës. Foto nga Matthew Storer.
Kisha është një prej objekteve më interesantë që duhen vizituar në Lukovë, fshatin e bukur bregdetar, 20 kilometra larg Sarandës. Lukova njihet për vijën e gjatë bregdetare dhe për një nga plazhet më pak të populluara e më të bukura të jugut. Mbetet plazhi i preferuar i shpirtrave të qetë dhe vetmitarë, e mund të konsiderohet si një nga vendet më të paprekura e të pazbuluara të jugut të Shqipërisë.
Një vlerë e shtuar e qytetit ‘një mbi një dritare’ është edhe Xhamia Mbret, e cila këto ditë ka përfunduar...
Read More
Bukuritë e rivierës shqiptare gjithmonë kanë gjetur hapësira në mediat ndërkombëtare. I konsideruar si një nga perlat Shqiptare, plazhi i...
Read More
Një prej objekteve arkitektonike më të njohur dhe të përfolur të kryeqytetit do të ketë jo vetëm pamje por edhe...
Read More