E Bukura Kundër Realitetit - Premiera Më e Fundit Në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli" - Into Albania

E Bukura Kundër Realitetit – Premiera Më e Fundit Në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Në këtë fundjavë Teatri Eksperimetal “Kujtim Spahivogli” vjen me premierën e parë të këtij viti me dramën “Hedda Gabler,” të autorit norvegjes, Henrik Ibsen.

Hedda Gabler, do të vihet në skenë nga regjisori rumun Botond Nagy, i cili e sjellë atë për të dytin herë, por kësaj rradhe në Tiranë.

Në interpretimin e një kasti të mrekullueshëm si Ermira Hysaj, Romir Zalla, Alfred Trebicka. Alert Çeloaliaj etj., drama përcjellë jetën e vajzës së gjeneralit të njohur Gabler. E mësuar me një jetë luksoze, bashkëshorti i saj, një studiues me prespektivë, nuk fitonte aq shumë të ardhura sa për t’i ofruar një jetë klasi.

E shkruar nga Ibseni në vitin 1890, e konsideronte Heddën si një nga personazhet më dramatikë. Produksioni i teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” kërkon të ngrejë disa pyetje me këtë shfaqje, që lidhet me realitetit tonë.

Në vizionin e regjisorit, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, kjo shfaqje është lufta e Heddës kundër realitetit dhe të tashmes, e cila kjo e fundit për Heddën është e paparashikueshme. Pavarësisht se i ri në moshë regjisori, Botong Nagyn, ka vënë shumë shfaqje në skenë, punë të cilat e kanë vlersuar atë edhe me dy çmime.

Ai është i dashuruar me Ibsenin dhe shfaqjet e tij përcillen me një atmosferë tekniko-poetike, në një prezantim të realitetit pa asnjë kompromis.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’ju themi që në datat 25 dhe 26  janar të jeni në ambjentet Arturbinës, pranë teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli.”