Edua: Produktet më të mira vendase në një dyqan të vetëm - Into Albania

Edua: Produktet më të mira vendase në një dyqan të vetëm

Në Kalanë e Tiranës, aty ku së fundmi janë hapur plot bare e dyqane interesante, ndodhet dhe “Edua”. Emri sugjeron më së miri se ky dyqan është plot me produkte joshëse shqiptare, të cilat të gjithë do të donin t’i kishin në tryezë. Markat më të mira vendase janë grupuar të gjitha në një vend të vetëm, për të ofruar garancinë maksimale të produkteve natyrale shqiptare.

Hyrja e dyqanit “Edua”, foto nga IntoAlbania.

Brenda dyqanit. Foto nga IntoAlbania.

Nëpër raftet e dyqanit do të gjeni që nga vaji i ullirit të prodhuar nga Subashi, tek reçelërat e Rapsodisë, djathin e Mrizit të Zanave, rakinë e rrushit Muskat të Lundrës, çajra të Pukës, liker Përmeti, gliko gjirokastre, jufka dibrane, verëra shqiptare e kosovare, e plot produkte të tjera tërësisht natyrale.

Vaji i ullirit Subashi, foto nga IntoAlbania.

Raki e Lundrës. Foto nga IntoAlbania.

Reçel i Rapsodisë, foto nga IntoAlbania.

Lloje të ndryshme djathi nga Mrizi i Zanave. Foto nga IntoAlbania.

Produkte brenda dyqanit. Foto nga IntoAlbania.

Jufka, reçelëra, dhe produkte të tjera. Foto nga IntoAlbania.

Produkte të ndryshme të ardhura nga e gjithë Shqipëria. Foto nga  IntoAlbania.

“Edua” u krijua falë një granti të ofruar nga Ministria e Bujqësisë. Herës tjetër kur të jeni duke vizituar Qendrën Toptani, apo Kalanë e Tiranës, mos harroni të ndaloni dhe këtu.

Çaj dhe produkte të ndryshme. Foto nga IntoAlbania.

Djath vendi, foto nga IntoAlbania.

Produkte djathi dhe reçeli. Foto nga IntoAlbania.

Gliko e shijshme, foto nga IntoAlbania.

Produkte rakie, foto nga IntoAlbania.