Euronews Travel Dedikim Natyrës Mahnitëse Shqiptare - Into Albania

Euronews Travel Dedikim Natyrës Mahnitëse Shqiptare

Bukuritë mahnitëse Shqiptare gjithmonë janë bërë pjesë e mediave ndërkombëtare, në promovimin jo vetëm të bukurive natyrore, por edhe të turizmit kulturor. Gjigandi Euronews po i bën një reklamë të jashtëzakonshme Shqipërisë përmes portalit Euronews Travel.

Në një video prej një minuti Euronews Travel na prezanton me gjithë bukuritë magjepëse të vendit të shqiponjave. Nga Thethi në Jug, Shkodër e Gjrokastër, në video jepet edhe një përshkrim mbi historinë dhe kulturën e 5 destinacioneve që Euronews sugjeron për turistët e huaj.

Në vendin e pestë ajo pozicionon Shkodrën, si një ndër qytetet më të vjetra të Ballkanit. Në vendin e katërt Porto Palermo me kalanë e saj historike, e ku pasohet me Ksamilin dhe plazhin e Pulëbardhave, si një nga perlat e Rivierës Shqiptare. Vendin e dytë dhe të parë e zënë Gjirokastra dhe Thethi. Qyteti i gurtë që ende ruan gjurmë të periudhës otomane me shtëpitë karakteristike, e duke kaluar tek  natyra e virgjër e bukuritë mahnitëse të Thethit.

Mos u humbisni këto destinacione që ju ofron Euronews përmes këtyre pamjeve spektakolare.