Eventet e javës sugjeruar nga IntoAlbania - Into Albania

Eventet e javës sugjeruar nga IntoAlbania

Nëntori është i pasur me aktivitete të shumta dhe java e dytë ofron shumë të tilla. Ja eventet e javës sugjeruar nga IntoAlbania!

Balet

1. Më 16 nëntor një mbrëmje magjike ju pret në Pallatin e Kongreseve, ku ju keni mundësi të shijoni trupën shtetërore të baletit të Shën Petersburgut e cila do të performojë, Balet në Akull. Ajo do të sjell një ndërthurje të shkëlqyer mes baletit klasik dhe akrobacive mbi akull. Kjo shfaqje vjen në kuadër të 50-vjetorit të krijimit të trupës së baletit të Shën Petersburgut.

Vendodhja: Pallati i Kongreseve

2. Baleti Zhizel do të jetë shaqja e rradhës e Teatrit të Operës dhe Baletit, e ku keni mundësinë ta ndiqni në data 14-15 nëntor, në ArTurbina. Bazuar mbi një legjendë të vjetër gjermane, Zhizel tregon historinë e dashurisë mes një vajze fshatare dhe një princi. Ajo dashurohet më të pa e ditur që ishte princ dhe mbi të gjitha që ishte i fejuar. Në momentin që e vërteta del në pah, Zhizel ndahet nga jeta dhe fajtori për vdekjen e saj përndiqet nga shpirtat e ligë.

Vendodhja: ArTurbina

Koncert

3. Në vitin 2020 bota feston 250-vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven. Në këtë kuadër, koncerte të shumta po zhvillohen nën këtë moto. Më 12 nëntor në Liceun Artistik “Jordan Misja” do të performojë Quartetto di Cremona me Maester Arben Llozin. Për të gjithë të apasionuarit të muzikës klasike kanë mundësinë ta ndjekin më datë 12 nëntor.

Vendodhja: Liceu Artistik “Jordan Misja”

Panair

4. Eventi më i shumëpritur i librit çelet më datë 13 nëntor dhe do të qendrojë deri më 17 nëntor. Pallati i Kongreseve si gjithmonë do të jetë shtëpia ku do pres jo vetëm botuesit, por dhe të apasionuarit pas librit

Vendodhja: Pallati i Kongreseve

Evente

5. Në data 16-17 nëntor në Sheshin Skënderbej do të organizohet eventi “Shqipëria Punon Tokën”, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Në këtë event që organizohet për të tretin vit rradhazi, do të keni mundësi të shijoni të gjitha produktet tona.

Vendodhja: Sheshi Skënderbej

6. Më 15 nëntor do të mbahet në Tiranë, Java Evropiane SME-ve, e cila ka synim nxitjen e sipërmarrjes në Europë. Të tilla nisma i ndihmojnë sipërmarrësit të gjejnë, informacione dhe mbështetje financiare, si dhe të inkurajojnë shumë individ të ndërmarrin një sipërmarrje.

Vendodhja:Universiteti Mesdhetar

Festivale

7. Në datat 16-17 nëntor organizohet për herë të parë Festivali i zogjve të kafazit, nën kujdesin e shoqatës  “Meraklinjtë e zogjve të Kafazit”
Vendodhja:  Oxhaku