Eventet më interesante të javës sugjeruar nga IntoAlbania - Into Albania

Eventet më interesante të javës sugjeruar nga IntoAlbania

Kemi hyrën në javën e parë të nëntorit dhe ja sugjerimet tona për aktivitetet e kësaj jave!

Ekpozitë

Më datë 4 nëntor galeri ZETA, do të çel ekspozitën e finalistëve të çmimit “Ardhja”. Gjatë natës do të zbulohet dhe se kush do të jetë fituesi ndërmjet katër artistëve si, Blerta Hoçia, Endri Dani, Elian Stefa, Matilda Odobashi. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 14 nëntor.

Vendodhja: Galeria Zeta

Film

Kinoklubi Frankofon i Tiranës, në bashkëpunim me Muzeun Historik-Kombëtar, shfaqin filmin “Cherchez la femme”. Filmi tregon jetën e dy studentëve të lidhur bashkë, por që dashuria e tyre nuk pëlqehet nga familja e vajzës dhe vështirësitë që çifti i ri kalon. Filmi do të shfaqet më 7 nëntor tek Muzeu Kombëtar.

Vendodhja: Muzeu Historik Kombëtar.

Ndërkohë në kinema Millenium mund të ndiqni falas filmin “Rafiki,” i cili tregon historinë e dashurisë ndërmjet dy femrave keniane. Filmi do të shfaqet më datë 7 nëntor.

Vendodhja: Kinema Millenium.

Muzikë

Nëse jeni të apasionuar të muzikës së dhomës, më datën 8 nëntor në sallën “Tonin Harapi,” tek Liceu Artistik, ju mund të shijoni tingujt e muzikës klasike të “Flautit Magjik”. Ky aktivitet organizohet nga qendra Goethe e Ambasada Gjermane dhe sjell në Tiranë, flautisten Claudia Stein, koncert-çelistin Vlorent Xhafaj dhe pianistin Marin Gjollma.

Vendodhja: Salla Tonin Harapi, Liceu Artistik

Evente

Në data 9-10 nëntor në Sheshin Skënderbej do të organizohet eventi “Shqipëria Punon Tokën”, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Në këtë event që organizohet për të tretin vit rradhazi do të keni mundësi të shijoni të gjitha produktet tona.

Vendodhja: Sheshi Skënderbej.

Më datë 9 nëntor organizohet eventi CryptoParty, i cili është një lëvizje që ka si synim të informojë individë për të mbrojtur veten nga bota teknologjike. Në të do të prezantohen bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë. Projekti konsiston në një seri workshop-esh të hapura dhe falas për publikun dhe organizohet tek Open Labs Hackerspace, Tiranë.

Aktivitete sportive

Vjen për herë të parë në Shqipëri eventi “Monster Trucks Albania”. Kjo lloj gare është ndër më të ndjekurat dhe interesimi për të është shumë i madh, eventi organizohet tek Sheshi Nënë Tereza duke filluar nga ora 18:00.

Vendodhja: Sheshi Nënë Tereza.