Foto përrallore në prag të pranverës në Tropojë - Marsi vjen me borë - Into Albania

Foto përrallore në prag të pranverës në Tropojë – Marsi vjen me borë

Nuk mund të mungojë dielli në prag të pranverës por këtë mars, në Tropojë, diellin e shoqëron një borë jashtëzakonisht e bukur.

Kartolina nga Mont Blanc apo Alpet shqiptare?

Ndoshta nuk mundemi të udhëtojmë drejt Zvicrës, por kjo nuk duhet të na shqetësojë aspak pasi ju betohemi se Zvicrën e kemi këtu. Për një shkëptuje që ju largon sa më shumë nga realiteti juaj i përditshëm por nuk kërkon kalime përtej kufijve apo shpenzime të tepërta, ju ftojmë të kaloni këto momente në prag te pranverës në Tropojë.

Fotot e saposhkrepura më poshtë tregojnë pamjet e Tropojës si një vend përrallash, me natyrën e paprekur dhe ajrin e pastër, aq të freskët sa edhe mund ta ndjesh nëpërmjet fotove. Bora e bardhë e saporënë, qielli me ngjyrën e tij të ndezur, dhe dielli i cili ndriçon këtë pamje thuajse të pabesueshme. Ky është peizazhi i Tropojës në këtë periudhë të bukur të vitit, kur dimri kthehet në pranverë. Janë pikërisht këto dy stinë të cilat bashkëjetojnë aq bukur dhe natyrshëm në fotot më poshtë.

Lugina e Valbonës, Tropojë. Foto nga Intoalbania.

Lugina e Valbonës, Tropojë. Foto nga Intoalbania.

Fshati Kërnajë, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Fshati Kërnajë, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Fshati Kërnajë, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Fshati Kërnajë, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Lugina e Valbonës, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Borë dhe luluëzim në Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Fshati Kërnajë, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Fshati Kërnajë, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.