Hëna e Plotë e Marsit, Kur do të Ndodhë dhe Çfarë Simbolike ka - Into Albania

Hëna e Plotë e Marsit, Kur do të Ndodhë dhe Çfarë Simbolike ka

Emrat e Hënës së Plotë që përdorim sot pasqyrojnë ndryshimet e stinës dhe për këtë arsye shpesh lidhen ngushtë edhe me natyrën.

Kryesisht emërtimet e Hënës së Plotë, kanë lindur shumë vite përpara nga fiset e vjetra amerikane, të cilët i kanë vendosur çdo muaji nga një emër Hënës së Plotë.

Ashtu siç shprehet edhe prestigjozja Lonely Planet, Hëna e Plotë e muajit mars konsiderohet si e fundit hënë e plotë e dimrit. Ajo quhet ndryshe “Hëna e Krimbit” sepse përkon me ardhjen e pranverës, e cila dëshmon largimin e dimrit dhe çeljen e gjithçkaje në jetë. Kjo fazë lidhet pikërisht me rishfaqjen dhe daljen e krimbave nga toka në këtë periudhë të vitit, me të cilët ushqehen shumë zogjë duke sjellë zinxhir rizgjimin e natyrës.

Mund të duket e çuditshme që një hënë të emërohet e tillë, por të gjithë e dimë që muaji mars është periudha kur rigjallërohet procesi vjetor, e ku çdo gjë fillon të marrë jetë. Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e superhënës së parë të këtij fillim viti, që do të ndodh në datën 9 mars rreth orës lokale 18.47.

Pra le t’i japim mirëseardhjen pranverës, duke uruar që të kemi dhe një kohë të mirë për t’a soditur më shumë këtë Hënë të Plotë.

Për të lexuar artikullin e plotë të Lonely Planet klikoni këtu.

Hëna e Plotë. Foto nga IntoAlbania