Ismail Kadare - Numër Special nga World Literature Today - Into Albania

Ismail Kadare – Numër Special nga World Literature Today

Në numrin e saj të parë për vitin 2021, revista letrare më prestigjoze, “World Literature Today” i kushton një artikull të detajuar si dhe kopertinen e rradhës, shkrimtarit shqiptar, çmimit Neustad 2020, Ismail Kadare.

Në erdtorialin e këtij numri, kryeredaktori i revistës “WLT”, Daniel Simon, thote se gjenialiteti i Kadaresë qëndron sa në rrënjosjen që ai i ka bëre veprës së tij në një hapësirë specifike, e në kontekstin historik të fund nëntëqindës, aq edhe në kapërcimin e kësaj origjine, për të dialoguar me kryeveprat e letërsisë botërore.

Në këtë editorial, Simon gjithashtu merr hua një citim të kolegut të tij, profesorit dhe studiuesit të letërsisë së krahasuar, David Bellos, i cili sheh në universin imagjinar të Kadaresë “të gjithë botën shprehur në formë letrare”.

Edhe një herë, emri i shkrimtarit Ismail Kadare dhe vepra e tij, vënë në qendër të interesit, krijimtarinë në gjuhë shqipe që siç nënvizon Daniel Simon, “megjithëse e folur nga një popullsi më e vogël në numër se ajo e Porto Rikos dhe larg kryeqyteteve të letërsisë evropiane, përsëri arrin të ndikojë letërsinë bashkëkohore në botë”.

Letërsia dhe vepra e shkrimtarit shqiptar, analizohet në këndvështrime të ndryshme. Nga ajo e dramaturgut, për veprën “Stinë e mërzitshme në Olimp” te arsyet përse duhet të lexojmë Kadarenë.
Krahas esesë së vetë shkrimtarit, titulluar “Stuhitë e vdekura dhe horizonti i ri i letërsisë”, që përcillet për lexuesin ndërkomëtar nga përkthimi i Ani Kokobobos, në këtë numër të revistës mund gjithashtu të lexohen ese rreth Kadarese, shkruar nga studiues të ndryshëm si Fabrice Conte-Williamson, David Bellos, Kapka Kassabova,
si dhe Ani Kokobobo, përkthyese, njëherësh profesore në Universitetin e Kansasit

P.s: “World Literature Today”, është një revistë amerikane mbi letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare. Ajo publikon artikuj, ese, poezi, intervista dhe reçensa të librave nga e gjithë bota. Misioni i kësaj reviste është informojë dhe të shërbejë si udhëzues për letërsinë bashkëkokohore ndërkombëtare