Mbërrin në Portin e Durrësit Kroçera e Parë për këtë Vit - Into Albania

Mbërrin në Portin e Durrësit Kroçera e Parë për këtë Vit

Përveç charter-ve me turistë në këtë fillim shtatori brigjet shqiptare i ka vizituar edhe korçera e parë franceze, e cila ka ankoruar në brigjet e portit të Durrësit.

“La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, këtë vit solli në Shqipëri rreth 44 turistë francezë.

Në respektim të protokollove shëndetësore, turistët Francezë të organizuar në grupe e nën kujdesin e operatorëve turistikë do to vijojnë në ditët në pasim udhëtimet drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë si Durrësit, Krujës, Beratit dhe Tiranës, e ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale të tyre.

Një pjesë e tyre parashikohet të qëndrojnë në Durrës për të realizuar një tur në qyteti bregdetar. Një rrugëtim mes historisë dhe arkeologjise që qyteti i Durrësit do të dijë t’i mahnisë

Autoriteti Portual Durrës thekson se janë marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve shëndetësore si dhe ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual.

Pavarësisht situatës së vështirë shkaktuar nga Covid 19 shumë turistë kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet e qeta shqiptare dhe kroçera “La Belle Dell’Adriatique”, ishte e para për këtë sezon të vështirë.