Muzeu Marubi Çel Ekspozitën me Imazhe të Veçanta të Fotografit Shkodran Dedë Jakovës - Into Albania

Muzeu Marubi Çel Ekspozitën me Imazhe të Veçanta të Fotografit Shkodran Dedë Jakovës

Është çelur në Shkodër ekspozita me imazhe nga fotografi i njohur shkodran Dedë Jakova. Pamjet e rralla janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi të cilat përcjellin imazhet e kohës.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi shprehet se Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin fotografik më voluminoz në arkivin e muzeut. “Puna për hulumtimin e koleksionit të tij na ka njohur një fotograf të kujdesshëm, të zhdërvjelltë, një performues të jashtëzakonshëm, një personazh qendror të një pjese të madhe të shkrepjeve të tij, një kurues të imazhit si nga ana cilësore e materialit fotografik, ashtu edhe nga ajo estetike e ndjesore në momentet që ai përzgjedh të fotografojë”.

Më herët muzeu na ka informuar për përgatijen e kësaj ekspozite e cila vjen në kushte të veçanta si pasojë e Covid 19 dhe normalisht kërkon respektimin e rregullores së pandesmisë. E kuruar nga Lek Gjeloshi kjo ekspozitë sjell aktivitetin e Dedë Jakovës, të zhvilluar kryesisht në Shkodër. Në këtë ekspozitë përshkohen kalimet e forta ideologjike e politike: prej frymës së monarkisë e ndikimit të fashizmit italian, në konsolidimin e regjimit diktatorial të komunizmit. Në këtë sistem u ndesh me procesin e shtetëzimit, në vitet ’60-të, i cili kulmoi me mbylljen e studiove fotografike private. Në vitin 1970 iu bashkua fotografëve të tjerë që e dorëzuan në shtet fondin e tyre, duke lënë në trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul.

Ekspozita e fotografisë së Dedë Jakovës, foto Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Ekspozita e fotografisë së Dedë Jakovës, foto Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Ekspozita e fotografisë së Dedë Jakovës, foto Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Kush është Dedë Jakova

Dedë Jakova (1914-1973) lindi në Shkodër, në një familje intelektualësh. U shkollua në kolegjin saverian të qytetit, ndërsa mësimet e para mbi fotografinë i mori pranë Kel Marubit. Në vitin 1932 hapi studion e vet, “Foto Jakova”, dhe në gjysmë e viteve ’30-të ishte përfaqësues në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg”, për të cilët kishte eskluzivitetin. Në qytetin e lindjes ishte i njohur dhe si “fotografi i rinisë”, por kishte edhe veprimtari në fushat e tjera, si fotoreporter i jetës së qytetit, ngjarjeve të ndryshme historike, social-politike si dhe atyre etnografike e sportive.

Dedë Jakova, 1943. Foto nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Dedë Jakova, Nxanset e shkollës elizabetine 1940. Foto nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Dedë Jakova. Gra me kostume myslimane duke u përshëndetë, 1943. Foto nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi