Nga 100 Vjet Kryeqytet tek Festivalet - Zbuloni Eventet më Interesante të Javës - Into Albania

Nga 100 Vjet Kryeqytet tek Festivalet – Zbuloni Eventet më Interesante të Javës

Nga 100 vjetori i Tiranës kryeqytet tek ekspozitat dhe festivalet e shumta, ja lista e eventeve që nuk duhet të mungoni.

1.Ekspozita “Hortus Conclusus” nga Orion Shima. Nga data 10 deri 20 shkurt tek Galeria Fab

Orion Shima vjen me ekspozitën e tij personale, në Galerinë Fab. E kuruar nga Pardi Teferiçi, kjo ekspozitë do të çelet më 10 shkurt dhe për të gjithë artdashësit do të qëndrojë e hapur deri më 20 shkurt. Për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas këtij zhanri, kjo është një mundësi e mirë për t’u mos humbur.

2. Street Food – Pazari i Ri. Më 11 shkurt tek Pazari i Ri

11 Shkurti shënon 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet dhe në kuadër të kësaj ditë aktivitete të shumta do të organizohen nga bashkia. Tek Pazari i Ri do të mbahet eventi Street Food, i cili do të mbushë këtë ambjent me ushqime të shumëllojshme, të përgatitura nga restorantet më të mira të zonës.

3. Ekspozitë Flashback, nga data 12-25 shkurt tek Galeri Zeta

Në Galerinë Zetat në data 12-25 shkurt ju pret ekspozita e 5 artistëve. Me titullin Flashback, veprat e tyre vinë si shtysë e këtij çasti për të na dhënë një mesazh. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 25 shkurt dhe është në kurimin e Edison Çeraj.

4. Koncert Kori i Resë. Më 12 shkurt tek Kalaja e Tiranës

Në 12 shkurt ju pret një mbrëmje e veçantë dhe e ngrohtë nën tingujt e muzikës së Korit të Resë. Në drejtimin e Fatos Qerimit është një koncert që nuk duhet humbur në kalanë e Tiranës.

5. Stina Muzikore 2020 “Quartetto di Cremona.” Më 12 shkurt tek Liceu Artistik Jordan Misja

Viti 2020 shënon 250 vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven (1770-1827). Quartetto di Cremona në kuadër të kësaj ngjarje të rëndësishme të muzikës botërore do të organizojë më 12 shkurt në Liceun Artistik “Jordan Misja” koncertin e rradhës. Një aktivitet ky mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës si edhe Universiteti i Arteve në Shqipëri. Për të gjithë të apasionuarit e muzikës klasike, ky koncert është një mundësi e mirë.

6. Muzeu i degjimit 2 – I have left you the mountain. Më 13 shkurt qendra Tulla

Muzeu i dëgjimit, “Të kam lënë malin” vjen në qëndrën Tulla me rastin e Pavijonit Shqiptar në Bienalen e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës të Venecias. Në të do të paraqiten tekste të reja mbi arkitekturën e zhvendosjes, të cilat janë hedhur në muzikë dhe kënduar nga këngëtarë nga Fieri, Vlora, Himara dhe Tirana.

7. Kaba 2.0 Festiv.al 2020 – Winter Edition, më 14 dhe 21 shkurt tek Teatri i Korçës

Kaba Festival, po kthehet në traditë tanimë në qytetin e Korçës. Kaba Fest, ose siç njihet ndryshe “kurbetllinjtë që rizgjojnë traditat” kanë nisur koncertet në qytetin e serenatane. Më datë 14 shkurt në Korçë ju pret artistja Linda Rukaj. Këngëtare, kompozitore dhe kitariste, e cila me artin e saj përcjellë copëza nga atdheu. Ndërkohë më 21 shkurt ju pret arbëreshi Antonio Forcione.