Pesë Tipologjitë e Udhëtimeve për Vitin 2021 Sipas Booking.com - Into Albania

Pesë Tipologjitë e Udhëtimeve për Vitin 2021 Sipas Booking.com

Pandemia e COVID-19 do të ndikojë tek udhëtimet që do të planifikohen në vitin 2021 jo vetëm në zgjedhjen e destinacionit, por edhe stilin që do të adoptojmë, theksohet në një studim të kryer nga booking.com

Në shkrimin që Lonely Planet i ka dedikuar, theksohet si kemi pesë tipologji udhëtimesh për vitin 2021, të cilat mendohet se do të motivojnë dhe të nxisin një përvojë ndryshe.

1. Të udhëtuarit vetëm

Do të rritet ndjeshëm numri i udhëtarëve që do të udhëtojnë vetëm. Sipas të dhënave, para pandemisë, vetëm 17% e udhëtarëve kishte planifikuar një udhëtim vetëm, ndërsa 30% e të intervistuarave deklaron se dëshiron të udhëtojë vetëm për vetëm një aventurë në të ardhmen.

Foto nga Granit Temaj

2. Luksi për t’u çlodhur

Kërkimet tregojnë se megjithëse të gjithë e perceptojnë nevojën e kthimit për të udhëtuar, vetëm 13% po planifikojnë një udhëtim të gjatë, si për shembull rezervimi i një vile apo hoteli me 5 yje. Pjesa më e madhe (51%) duan të arratisen nga të gjithë dhe gjithçka. Mesa duket relaksimi absolut është luksi i vërtetë i vitit 2021, theksohet në studimin që Lonely Planet ka publikuar.

3. Udhëtime tek të afërmit

Viti 2020 na ka mbajtur larg, për shumë kohë, nga miqtë dhe familjarët. Sondazhet e Booking.com tregojnë se sa distanca është në gjendje të forcojë dashurinë .

61% e udhëtarëve do të vizitojë të afërmit, dhe 36% e të intervistuarve rrëfyen se biseda për udhëtime me miqtë dhe të afërmit shërben si stimul për t’iu rikthyer udhëtimeve.

4. Arratisje të paharrueshme në fundjavë

Në vitin 2021, më shumë se gjysma e udhëtarëve do të zgjedhin udhëtime më të shkurtra krahasuar me ato në vitin 2019, për të shmangur në maksimum çdo zhgënjim të mundshëm. 28% thanë se do të zgjedhin të nisen për një fundjavë sapo të hiqen kufizimet, duke treguar nevojën e udhëtarëve për t’u larguar nga përditshmëria, sikur edhe për pak ditë.

5. Udhëtoni dhe shijoni

Një mënyrë e re për të eksploruar botën është ta bëni nëpërmjet përvojave që ju ofron vendi, veçanërisht kur bëhet fjalë për gastronominë. 36% e udhëtarëve po presin me padurim të udhëtojnë për të provuar të gjitha pjatat karakteristike që ofron një vend dhe 38% pohuan se do të hanë jashtë më shpesh gjatë një udhëtimi, duke shfrytëzuar paratë e kursyera duke qëndruar në shtëpi gjatë 2020-s. Përpara se të niseni hidhuni një sy tendencave që lidhen me ushqimin apo lëreni veten të lirë të eksploroni kryeqytetet e afërta të Mesdheut.

Foto nga Lonely Planet

Burimi nga Lonely Planet.