Book Your Stay
Book Your Flight
Ndonëse Riviera Shqiptare gëzon popullaritet të madh ndërkombëtar prej vitesh tashmë, komuniteti global ka rënë dakord se ajo mbetet diçka e rrallë që duhet provuar një herë në jetë.
Bregdeti shqiptar renditet në listën e trendeve dhe destinacioneve të 2021 (“The Top Travel Trends and Destinations for 2021”) sipas Seeker. Platforma e njohur apo, më saktë, komuniteti global i udhëtarëve të botës, e rendit Rivierën Shqiptare në “bucket list”-ën e tyre. “Bucket list,” për ata që nuk e kanë dëgjuar shprehjen, është lista e gjërave që një njeri duhet të bëjë para se të vdesë. “Bucket list” ka qënë një koncept popullor dekadën e fundit por, duke parë se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë në 2020-ën, ai ka marrë një rëndësi të re.
Himara nga lart. Foto nga IntoAlbania.
Vendet që duhen parë pikërisht këtë vit, sipas komunitetit të gjërë, janë njëri më i papritur se tjetri e, mes tyre, edhe Shqipëria. Lista e papritur përfshin zgjedhje tej mase të veçanta si Medelin në Kolumbi, i njohur si qyeti i Pablo Escobar-it apo Çernobili i Ukrainës, qytet i cili sa vjen e tërheq më shumë vizitorë kureshtarë mbi aksidentin bërthamor të 1986-ës. Riviera shqiptare ndodhet pikërisht mes këtyre dhe destinacioneve të tjera tërësisht ndryshe dhe ezkotike si Tazmania në Australi apo plazhet e mahnitshme të Gambia-s në Afrikë. Në renditjen e 10 destiancioneve që çdonjeri prej nesh duhet të përjetojë të paktën një herë në jetë, çdo vend eshtë jashtëzakonisht i veçantë!
Kamping në Gjipe. Foto nga IntoAlbania.
Artikulli interesant i Seeker flet edhe për trendet e ndryshme që mund të presim vitin që vjen. Mënyra e të udhëtuarit sa vjen e ndryshon dhe çdo vit vjen me të reja. Ndër të tjera, përmënden udhëtimet “eko” të cilat deri më sot janë konsideruar si “alternative” por, që këtej e tutje, do të bëhen mënyra e zakonshme e të udhëtuarit. Të gjithë do të jenë më të kujdesshëm për ambientin në pushimet e tyre. Diçka tjetër që udhëtarët do të kërkojnë vitin e ardhshëm janë ekperiencat autentike dhe të paharrueshme, por artikulli rendit plot trende të tjerë të cilët mund ti lexoni këtu.
Kaluam më të vështirën, dhe tani na presin disa nga benefitet që rezultuan nga një vit i gjatë pandemie. Viti...
Read More
Nuk mungon Shqipëria në listat e shumëpritura botërore të udhëtimeve për 2021-shin, e kësaj rradhe ajo vjen si një ndër...
Read More
Në këto ditë të ftohta janari ku një pjesë e qyteteve Shqiptare jane veshur me petkun e bardhë të dëborës,...
Read More