Shtatori Muaji i Trashëgimisë Kulturore dhe i Promovimit të Vlerave Tradicionale - Into Albania

Shtatori Muaji i Trashëgimisë Kulturore dhe i Promovimit të Vlerave Tradicionale

Ka nisur muaji në të cilën promovohen vlerat kulturore dhe tradicionale, muaji i Trashëgimisë Kulturore.

Shtatori prej vitesh është cilësuar  si muaji i trashëgimisë kulturore dhe këtë vit ky muaj do të pasohet me aktivitete nën moton “Trashëgimi dhe edukim,”  si edhe do të jetë një muaj në zbulim të thesareve të çmuara të vendit tonë, shprehet Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ishte viti 2003 në të cilën u shpall si ditë e trashëgimisë kulturore, e cila ka si synim të nxjerr në pah përkushtimin dhe sakrificën e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formimin dhe studimin e kësaj trashëgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre që janë sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të.

Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë në vitin 1916 gjatë Luftës së I-rë Botërore.

Kjo festë gjithnjë e më shumë po shërben për nxjerrjen në pah të vlerave të identiteti tonë kulturor kombëtar.

Po çfarë përfshihet në trashëgiminë kulturore?! Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore

Trashëgimia kulturore përbën një nga thesaret më të rëndësishëm të historisë dhe artit në Shqipëri. Objektet dhe sitet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.