Vaksina e kompanisë Sinovac - Efikase dhe e sigurt sipas OBSH - Into Albania

Vaksina e kompanisë Sinovac – Efikase dhe e sigurt sipas OBSH

Vaksina e kompanisë kineze Sinovac ka rezultuar si efikase nga testet e shumta në vende të ndryshme të botës dhe ka treguar efekte anësorë shumë të lehta.

Zyrtarët me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të mërkurën, më 31 Mars 2021, kanë konfirmuar se prodhuesit kinezë të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac kanë paraqitur të dhëna për vaksinat e tyre kundër COVID-19, duke treguar nivele të efikasitetit të cilat janë në përputhje me ato të kërkuara nga OBSH. Pra, duket se vaksina Sinovac ka treguar efikasitet të lartë kundër COVID-19 në shumicën e rasteve.

Me testet aktuale, sipas BBC, vaksina ka treguar në vende të ndryshme efikasitet mes 65% dhe 92%. Në testet e vaksinës në Turqi ka rezultuar 92% efikase ndërsa në Indonezi, 65%. Në Brazil, për raste të rënda të virusut, është 100% efikase, ndērsa për ato më të lehtat, 78% efikase. Vaksina konsiderohet e sigurt, pasi më pak se 5% të atyre që e kanē bērē, kanë patur siklete apo shqetësime e, ndër këto të fundit, flitet vetëm për pak lodhje.

Vaksina më e “butë” se të tjerat

Ndryshe nga vaksiant e tjera nga komani si Pfizer, vaksina e kompanisë Sinovac quhet një vaksinë inaktive (“inactivated”) pasi ajo funksionon duke përdorur doza të vdekura të virusit (jo të gjalla si zakonisht) për të ekspozuar sistemin imunitar të trupit ndaj virusit. Duke qënë se dozat nuk janë të gjalla, nuk rezikohet reagim serioz nga sistemi imunitar i individit ndaj sëmundjes. Sinovac përdor një mënyrë më të butë se shumë prej vaksinave të tjera për të “prezantuar” trupin e njeriut me virusin e për ta luftuar atë. Megjithatë, ajo mbetet po aq efikase sa vaksinat aktive.

Për videon e postuar nga OBSH për sigurinë e vaksinës Sinovac, klikoni këtu.

Për informacion mbi vaksinimin e grave shtatëzanë, klikoni këtu.