Volvo Cars nis prodhimin e makinës plotësisht elektrike XC40 Recharge – Së shpejti në Shqipëri - Into Albania

Volvo Cars nis prodhimin e makinës plotësisht elektrike XC40 Recharge – Së shpejti në Shqipëri

Duke ju përgjigjur një kërkese të madhe për automjete elektrike në vend, Volvo prodhon modelin e ri XC40 Recharge, i cili premton të ulë nivelet e CO2 të ambientit në vend.

XC40 Recharge është i pari automjet plotësisht elektrik nga kompania e njohur suedeze Volvo, e cila së fundmi, e sjell këtë produkt edhe në Shqipëri. Kërkesa e klientëve për XC40 Recharge ka qenë e fortë prej kohësh. Ndërsa listat e porosive mbeten të hapura për vitet në vijim, çdo makinë e planifikuar të ndërtohet këtë vit kalendarik tashmë është e shitur!

Fabrika e Volvos në Gent, Belgjikë

Fabrika e Volvos në Gent, Belgjikë

Prodhimi cilësor në Gent të Belgjikës sjell lajme të mira në vend

Me nisjen e prodhimit të XC40, Volvo i afrohet objektivit për të zvogëluar gjurmën e saj të CO2 për çdo makinë me 40 përqind deri në vitin 2025. Kjo është një arritje e madhe për Volvon dhe lajm i mirëpritur për ambientin në vend, pasi këto makina ulin nivelet e CO2 në ajër në mënyrë të konsiderueshme. Në vitin 2025 pritet që 50 përqind të shitjeve globale të përbëhen nga makina plotësisht elektrike ose hibride. Kreu i operacioneve industriale globale dhe cilësisë në fabrikën e Volvos në Gent të Belgjikës, Javier Varela, shprehet se:

“Sot është një ditë e rëndësishme për Volvo Cars dhe për të gjithë punonjësit këtu në Gent. Ndërsa ne vazhdojmë të elektrifikojmë gamën tonë, fabrika e Gentit është një rrugë e vërtetë për rrjetin tonë global të prodhimit.”

Fillimi i prodhimit të makinave pason një periudhë përgatitjeje në të cilën stafi i trajnuar i fabrikës në Gent ka ndërtuar një numër të kufizuar të makinave para-prodhuese. Ky process standard për çdo model të ri synon të optimizojë prodhimin dhe të sigurojë cilësinë e lartë të çdo makine të ndërtuar.

Modeli Volvo XC40 Recharge

Njihuni me XC40, apo SUV-ja më e shitur e Volvos

Modeli klasik (jo-elektrik) i XC40 është Volvo i parë që ka fituar çmimin prestigjioz Europian Car of the Year. Pra, XC40 Recharge, si një version plotësisht elektrik i SUV-it më të shitur XC40, i ka themelet e forta! Ndërtimi i XC40 Recharge bazohet në një platformë të përparuar të automjeteve të quajtur Arkitekturë Kompakte Modulare (CMA).

XC40 Recharge (me të gjitha gomat aktive) ofron mbi 400 km me një karikim të vetëm dhe fuqi prej 408 kf. Bateria mund të karikohet deri në 80 përqind të kapacitetit të saj në afërsisht 40 minuta në një sistem të shpejtë karikimi. Sistemi i ri Android u ofron klientëve personalizim të paparë, informativ dhe argëtues, me nivele të përmirësuara të intuitivitetit teknologjik. Nuk mungojnë shërbime si Google Assistant, Google Maps dhe Google Play Store. XC40 Recharge ka gjithashtu mundësi për azhornime të tjera, më të mëdha, të softuerit dhe sistemit operativ.

Siguria e një makine pa motor?

Absolutisht e sigurt! Inxhinierët e sigurisë së Volvo Cars kanë ridizenjuar dhe përforcuar plotësisht strukturën ballore të XC40 Recharge pikërisht për të adresuar mungesën e një motori. Paketa e baterive, e mbrojtur nga një kafaz sigurie, është e vendosur qëllimisht në dyshemenë e makinës, për të ulur qendrën e gravitetit e kështu edhe rrezikun e rrotullimeve. Pra, versioni elektrik i SUV-së legjendare i mban pasagjerët po aq të sigurt sa çdo Volvo tjetër!

Në të ardhmen, të kemi të gjithë nga një “frunk”

Sipas kompanisë, funksionaliteti inovativ dhe i gjithanshëm i XC40 Recharge u jep shoferëve shumë hapësirë ​​praktike, si në dyer ashtu edhe në bagazh. Por, hapësira me e dallueshme dhe e mirëpritur mbetet ajo në bagazhin e përparmë, e ashtuquajtura “frunk” nga bashkimi i termave në anglisht “front” dhe “trunk”. Në mungesë të motorit, makina u jep shoferëve atë që secili prej nesh e dëshiron: edhe më shumë hapësirë.

Rreth Volvo Car Group

Një prodhues ndërkombëtar automjetesh premium thuajse shekullor, Volvo Cars, themeluar më 1927-ën, është një nga markat më të njohura dhe të respektuara në botë. Që nga viti 2010, Volvo Cars ka qenë nën pronësinë e Zhejiang Geely Holding.  Në vitin 2019, Volvo Cars shiti 705,452 makina në rreth 100 shtete.

Që nga viti 2010, Volvo Cars synon t’u sigurojë klientëve Lirinë për të Lëvizur në një mënyrë personale, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ambicjet më të mëdha të kompanisë mbeten që nga mesi i kësaj dekade gjysma e shitjeve të saj globale të përbëhet plotësisht nga makina elektrike si edhe ulja e vazhdueshme të gjurmës së saj të karbonit, për të qenë një kompani me klimë neutrale deri në 2040.

Si mund ta gjeni

Volvo Cars Albania ështe pjesë e Mektrin Motors dhe mund ta gjeni në autostradën Durrës – Tiranë, km.6.

Për më tepër, klikoni në www.volvocars.al.

Për përfaqëuesin zyrtar të Volvos dhe markave të tjera premium, klikoni në www.mektrin.al.