Zbuloni Aktivitetet Artistike Përmbyllëse të Shkurtit - Into Albania

Zbuloni Aktivitetet Artistike Përmbyllëse të Shkurtit

Kjo javë do të jetë plot e mbushur plot me evente artistike, duke filluar me degustimin e rakisë e duke vijuar me filma, ekspozita dhe diskutime letrare. Zbuloni aktivitetet që IntoAlbania sugjeron për ju!

1. E Mërkura e Filmit “Even The Rain.” Më 26 shkurt tek Libraria Tirana Times

“Even the rain” është filmi që Libraria Tirana Times ka zgjedhur për këtë të mërkurë. Filmi i zhanrit dramë është me regji të Iciar Bollain. Për të interesuarit ai do të jetë me titra shqip dhe do të keni mundësi ta ndiqni falas.

Posteri i filmit. Burimi Libraria Tirana Times

2. Klubi i Librit: E dashuna Mili. Më 27 shkurt tek Europa House

Europa House pret këtë të enjte Klubin e Librit, të cilët kanë zgjedhur të diskutojnë mbi një libër me tematikë të fort. Ai trajton korrespondecën e letrave mes një çift në periudhën komuniste. “E dashuna Mili,” pasqyron vuajtjet e Mark Ndojës nga kampi i internimit, si edhe vështirësitë e gruas së tij që duhet ta mbajë familjen të bashkuar dhe ta mbrojë atë nga paragjykimet. Më 27 shkurt në orën 17.30 në moderimin e Elsa Demos do të jetë i pranishëm  dhe djali i Mark Ndojës, Leka.

Posteri i eventit. Burimi Europa House

3. Projekti nga “Modellare l’acqua” nga artisti Mario Airò. Më 27 shkurt tek Bazament Art Space

Më 27 shkurt tek galeria Bazament Art Space do të prezantohet projekti i artistit italian Mario Airo me titull “Modellare l’acqua.” Artisti sjell me zhanrin e tij të artit, formën e qeramikës për të formuar motivin natyror të ujit dhe rrjedhën e tij, në një instalim mjedisor që citon temën e burimit. Me një qasje të veçantë të artit është një mundësi e mirë që të mos mungoni.

Foto nga ekspozita. Burimi galeria Bazament Art Space

4. Raki & Friends – Degustim nga Sommelieria Shqiptare, më 28 shkurt tek Komiteti Kafe-Muzeum

Nëse jeni të apasionuar pas degustimit të rakive të ndryshëm, e premtja e kësaj jave është idealja.  Tek “Komiteti – Kafe Museum” do të zhvillohet programi i aktivitetit didaktik. Në të do të shpjegohen disa teknika prodhimi dhe ndryshimi ndërmjet rakisë tradicionale shqiptare dhe distilatëve të ngjashëm ndërkombëtarë.

Kafe-Muze Komiteti, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

5. Bisedë me Armin Linke: Gjestet fotografik. Më 28 shkurt tek Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Mbi gjestet e fotografisë, do të jetë tematika e diskutimit me fotografin dhe regjisorin Italian Armin Linke. Ai njihet si mjeshtri që kombinon një seri teknologjish për procesimin e imazheve bashkëkohore në tejkalimin e kufinjve mes filmit dhe reales. Shpesh herë fotot e tij përdoren edhe për krijimin e strategjive të reja të dizajnit. Në një bisedë interaktive, prezent do të jenë edhe artistë nga fusha të ndryshme.

Posteri i eventit. Burimi i fotos Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

6. Bicikletërsia – Rreshta mbi pedale! Më 28 shkurt tek Libraria

Më 28 shkurt do të mbahet edicioni i gjashtë i çmimeve për poezi dhe prozë. I organizuar nga Ecovolis në konkurs do të marrin pjesë veprat e reja dhe të pabotuara më përpara. Ky aktivitet ka si synim sensibilizimin përmes shprehisë letrare, ku si temë kryesore do të jetë mjedisi.

Posteri i eventit. Burimi i fotos Ecovolis

7. Shfaqje për fëmijë Torta e ditelindjes. Më 29 shkurt tek Teatri Eksperimental

Një shfaqje për më të vegjlit, ju pret këtë fundjavë në teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli.” Me regjisë të Marsel Grevës, Torta e Ditëlindjes, do të jetë një shfaqje me nota shumë argëtuese, plot ngjyra, humor, muzikë dhe kërcim. Është një mundësi e mirë të kaloni disa orë ndryshe me të vegjlit tuaj.

Posteri i shfaqjes. Burimi i fotos teatri Eksperimental