"The Show Must Go On" - Si do të Jetë Shfaqja Online e Teatrit Kombëtar - Into Albania

“The Show Must Go On” – Si do të Jetë Shfaqja Online e Teatrit Kombëtar

Këto ditë izolimi ka bërë që shumë artistë të jenë më afër me publikun me mënyrat nga më të ndryshmet. Edhe Teatri Kombëtar nuk ka qëndruar mbrapa, prej disa ditësh ata kanë publikuar në rrjetet sociale programin më të veçantë i cili do të jetë tërësisht online dhe që titullohet “The show must go on.”

Ky program ka bërë bashkë aktorët e teatrit, ku sipas informacioneve që ka siguruar IntoAlbania, ata prej disa ditësh kanë zhvilluar punën në shtëpitë e tyre.

“The show must go on,” i menduar prej kohësh nga institucioni, do të përfshijë në netët artistike pjesë të zgjedhura të krijimtarisë letrare, që do të lexohet nga aktorët e njohur shqiptar. Krijimtaritë do të jenë nga autorët e huaj dhe shqiptar dhe netët artistike do të fillojnë nga data 9 prill deri më 12 të këtij muaji. Për të gjithë të apasionuarit, programi fillon në orën 19.00 në faqen e facebook-ut dhe instagramit të Teatrit Kombëtar.

“The show must go on,” vjen pikërisht në muajin Prill, i cili është shpallur edhe si muaji i leximit, pandaj dhe organizatorët e konsiderojnë këtë nismë si një udhëtim, në krijimtarinë letrare. Një nismë jo vetëm për t’i qenë afër publikut artdashës, por edhe për të zbutur pak shpirtin  e njerëzve në këtë kohë të vështirë. Prandaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të fiksoni datat dhe të ndiqni live në facebook këto net magjike.

New & Trending

Choose a