Turistja Franceze e Bllokuar në Elbasan "Po e Shijoj Qëndrimin në Shqipëri" - Into Albania

Turistja Franceze e Bllokuar në Elbasan “Po e Shijoj Qëndrimin në Shqipëri”

Epidemia e koronavirusit prej dy muajsh ka detyruar mbarë globin të mbyllë kufijtë si masë për mos përhapjen e mëtejshme të virusit. Kjo masë e marrë nga qeveritë ka bërë që shumë turistë të huaj të mbeten të bllokuar në mbarë botën. I tillë është dhe rasti i Sara Thival, turistes franceze e cila prej dy muajsh ka mbetur e bllokuar në Elbasan, por tani nuk dëshiron të largohet më nga këtu.

Ashtu siç raporton edhe top channel, Sara ka mbërritur në Shqipëri pak para se vendi të kalonte në izolim me një grup shoqëror për të vizituar vendet tona turistike. Por pandemia e koronavirusit ia ndërpreu aventurën dhe e vuri përpara një zgjedhjeje, të kthehej në atdhe apo të qëndronte në Shqipëri.

Sara ka ardhur në Shqipëri më 7 mars nga Franca dhe prej 2 muajsh ajo që po qëndroj në Elbasan. “Ishte zgjedhja ime të qëndroja këtu. Kur nisi pandemia pata dy zgjedhje të kthehesha në Francë, ose të qëndroja këtu. Në atë kohë në Francë ishte shumë e vështirë sepse kishte shumë raste kështu që vendosa të qëndroj, kjo edhe për faktin që nëse do të kthehesha duhet të merrja avionin dhe dy trena, udhëtimi ishte i gjatë dhe kishte shanse që unë të merrja virusin në këtë udhëtim,” thekson ndër të tjera Sara Thival.

Sara është njohur me Shqipërinë nga një mike e saj e cila vinte shpesh në Shqipëri dhe gjithmonë fliste shumë mirë për këtë vend. E shtyrë dhe nga kurioziteti, ajo mori nismën për të përjetuar eksperiencën shqiptare.

Gjatë kësaj kohe Sara po qëndron në një familje shqiptare, mikpritja e bëri që ajo të dashurohet me këtë vend dhe dëshira e saj për t’u larguar nuk është shumë e madhe, madje dëshiron të përfundoj eksperiencën e saj në vendin tonë.

 “Këto muaj po qëndroj në një familje shqiptare, ata vendosën të më mbanin në shtëpinë e tyre gjatë pandemisë dhe janë shumë të mirë me mua. Në fakt nuk dua të kthehen në Francë, jo për momentin, dua të vazhdoj udhëtimin tim. Nuk e di nëse kjo do të jetë e mundur në të ardhmen, por unë nuk do të dorëzohem derisa t’i kem provuar të gjitha. Shqiperia është një vend shumë i bukur,” theksoi Sara.

New & Trending

Choose a