Veshja Emblematike e Sakos- Cilat janë detajet që e Bëjnë Unike - Into Albania

Veshja Emblematike e Sakos- Cilat janë detajet që e Bëjnë Unike

Muzeu Etnografik i Beratit i vendosur brenda mureve të kalasë, në një banesë tipike vendase, njihet për vlerat e trashëgimisë tonë kulturore. E nëse vizitoni këtë muze do të njiheni më një panorama të plotë  të kushteve të jetesës, zakoneve të përditshme të banorëve të qytetit dhe nivelin pasuror të tyre.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat ka zgjedhur të na njoh me një nga veshjet e muzeut dhe konkretisht atë të sakos me sahat. Sipas kësaj qendre kjo veshje ka qenë përfaqësuese e vajzave e grave qytetare beratase, në fundin e shekullin XIX e fillim shekullin XX.

“E qëndisur mjeshtërisht nga ilakcinjtë e Beratit me fill e kordona të ndryshëm ari të gërshetuar duke e pasuruar me elementet zbukurues me reliev, sakoja u bë pjesë e pandarë e kostumeve ceremoniale, jo vetëm për aristokracinë, por edhe për shtresën e mesme tregtare e zejtare të pasur,” shprehet Qendra Kombëtare e Muzeumeve.

Po pse quhet sakoja me sahat? Qendra thekson se ”Sakoja në pjesën e përparme ka të qëndisura gjashte “diej” të vegjël në formën e madhësinë e një sahat xhepi që mori emërtimin “sako me sahat”, ndër të tjera kjo veshje është e qëndisur me elemente floreale lule me tetë petale, fleur de lis (zymbyla) e në pjesën e poshtme në qoshe ka dy shqiponja.

Në muze gjenden rreth 1200 objekte të trashëgimisë kulturore dhe të traditës së pasur të Beratit, duke e kthyer këtë vend ndër më të vizituarit. Edhe pse në kushte pandemie Berati ka qenë ndër të parat qytete, i cili ka pritur edhe turistët e parë të huaj.

New & Trending

Choose a