Liqeni i Zi në Radomirë - Destinacioni i Fshehur i Peizazheve Unike - Into Albania

Liqeni i Zi në Radomirë – Destinacioni i Fshehur i Peizazheve Unike

Ndoshta jo shumë të promovuara, por destinacionet e Dibrës janë një mrekulli natyrore e fshehur, e ku me të drejtë malësitë e saj ndryshe quhen edhe çatia e Shqipërisë.

Një ndër destinacionet më të afërta me qytetit e Peshkopisë, është  “Liqeni i Zi” i cili ndodhet 20 minuta larg portës së malit të Korabit, mbi fshatin Tejzë në Radomirë. Udhëtimi për në Radomirë përveç se të ofron peizazhe unike të server një natyrë të virgjër e cila të shoqëron gjatë gjithë rrugës, ngado që hedh sytë duke ecur dhe kaluar fshat pas fshati.

Pas rreth 45 minuta udhëtim arrin në fshatin Tejzë, ku të bie në sy mikpritja dhe dashuria e pakursyer e banorëve të fshatit. Të mësuar me fytyrat e reja, ato ofrohen të ndihmojnë edhe kur ndoshta nuk e kërkon atë.

Liqeni i Zi, Radomirë, foto Bashkia Dibër

Çfarë ofron Liqeni i Zi

Nga këmbët e Korabit duke të orientuar banorët, nisesh mes oazit të drurëve lartë e të shumëllojshëm. Pisha shumëvjeçare dhe për fat të padëmtuara nga dora e njeriut  të bëjmë hije deri në vendin magjik ku përveç cicërimave të zogjve nuk dëgjon asnjë zhurmë tjetër.

Pavarësisht rrugës pak të vështirë me pak përpjekje ia arrin të dalësh fitimtar dhe gjendesh përballë një mrekullie. Liqeni i rrethuar totalisht me pisha të larta, të jep ndjesi qetësie dhe një ndjesie sikur jeton në një tjetër realitet. Ky liqen është një monument natyre pjesë në parkut Korab – Koritnik dhe ndodhet 1460 metër mbi nivelin e detit, dhe është një liqen akullnajor me ujë të pastër si kristali e të ftohtë, ku gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe.

Liqeni i Zi, Radomirë, foto Bashkia Dibër

Është i pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve akullnajorë alpine. Bimësia rreth tij është kaq e larmishme dhe e dendur duke pasuruar ekologjikisht këtë vend përrallor. Me pak fjalë ky liqen është vendi ideal për të bërë piknik duke qenë më afër se kurrë me natyrën. Këtij vendi natyra i ka falur çdo gjë të mundëshme për ta quajtur mrekulli. Liqeni është një bukuri natyrore që të apasionuarit pas ujit dhe malit do të gjejnë veten.

Gojëdhëna

Sipas gojëdhënave meqë është i rrethuar nga pisha e zezë , rrezet e diellit vështirë të depërtojnë, nga ka marrë edhe emrin Liqeni i Zi. Pasqyrimi i rrezeve të dritës mbi sipërfaqen e liqenit ka shërbyer për shtojzavallet që rreth pishave lodronin dhe djaloshi Korab i vështronte nga larg mbi pjesën e tokës që Zoti i dha për mbikqyrje.

Liqeni i Zi, Radomirë, foto Bashkia Dibër

Explore More