10 Sugjerime nga Iva Tiço - Into Albania

10 Sugjerime nga Iva Tiço

Një ndër gazetaret e njohura shqiptare, së fundmi dhe autore e librit “Për vete,” Iva Tiço me plot shije dhe finesa, shpalos për IntoAlbania vendet e saj të preferuara në Tiranë. Mes ngjyrave të shumta që të fal e përditshmja ajo është e dashuruar me rutinën e Tiranës, me zhurmën dhe kënaqësitë që ky qytet të jep.

Kafe:

Tre lugë kafe dhe asnjë sheqer, në divanin tim. Për të vënë në vend rezervat e sheqerit, herë pas here një crunchy në Mon Cheri.

Pikë referimi:

Sheshi Skënderbej, afër shtëpisë, për të shëtitur me qenin rrotull tij, për librarinë Adrion, për kafet dhe restorantet e reja te Pallati i Kulturës, për karuselin dhe lulishten në mbrëmjet e verës.

Vend i rastësishëm:

Kalaja e Tiranës, ku më shpien këmbët më lehtë se kudo.

Kalaja e Tiranës, foto nga IntoAlbania

Vend për një drekë të shpejtë:

People Bar, në zonën e Bllokut: lirë dhe shijshëm sikur të ishe në shtëpi.

People Bar, Tirana. Burimi: facebook.com/pg/peoplebartirana

Pjata e preferuar dhe restoranti:

Kërpudhat e mbushura që bën Tani tek Estia. Dhe brinjët e qingjit po aty.

Aperitivi dhe lokali:

Nuk po e gjej akoma një si në Itali. Por është një lokal i vogël në Bllok, Gintoneria Cockatial&Bar, me gin të mirë dhe përzgjedhje djathrash dhe sallameri… por që gjithsesi kam kohë pa shkuar: ora e aperitivit për mua është orë kur zakonisht jam në shtëpi.

Gintoneria Cockatial&Bar. Burimi: facebook.com/pg/gintoneriacocktailbar

Kënaqësi e pazakontë:

Jam natyrë që më pëlqen shumë rutina. Edhe kur udhëtoj, kur bëj gjëra “të pazakonta” në vënde të largëta, në Tiranë mezi pres të kthehem, për shkak të kënaqësisë që më jep rutina ime, shtëpia dhe gjërat e mia.

Vendi i kulturës:

Libraria Adrion, dikur Teatri Kombëtar (Turbina nuk më ngjit, mezi po pres teatrin e ri si dhe hapjen e Operës pas rikonstruksionit), ndonjë kafene e vogël-librari dhe kinematë, ku nuk humb thuajse asgjë.

Restorant për darkë:

Tribe që më kujton faktin që nuk bëhem dot vegjetariane me gjithë dashurinë për kafshët.

Tribe, burimi: tribe

Bar/Klub:

I konkurron ndjeshëm divani i shtëpisë, televiziori dhe librat, apo edhe restorantet që me lejojnë të bisedoj me ata që kam shkuar atje. Por aq rallë sa dal në jetë nate, shkoj aty ku këndon live Aurela Gaçe.

New & Trending

Choose a