Book Your Stay
Book Your Flight
Fillimi i janarit ngjan përherë i mërzitshëm! Festat kanë mbaruar, dritat e qytetit fiken, e portofoli vuan pasojat e një dhjetori të jetuar plot energji dhe entuziazëm. Por edhe në këtë muaj aktivitetet dhe eventet që mund të ndiqen janë të shumta, mjafton të ekzistojë vullneti për t’i parë si duhet. Më poshtë lista e 10 ngjarjeve mujore që duhet të mbani në konsideratë:
Themeluesi i bandës së njohur botërore Massive Attack, pritet të ndezë Tiranën në parkingun e Sheshit Skënderbej. Massive Attack ka realizuar disa nga këngët dhe albumet më të vlerësuar të muzikës botërore, e të gjithë fansat e muzikës elektronike apo zhanrit trip hop, do kenë një rast të rrallë për ta shijuar këtë rrymë me një nga përfaqësuesit më të denjë të saj!
Duoja italiane që bashkëpunon me të famshmen Spinnin’ Records e që ka krijuar hite që kanë patur miliona klikime në youtube vitet e fundit, ngjitet në skenën e Folie-së më datë 18 janar. Për të gjithë adhuruesit e muzikës house, progressive house apo electro house, ky do të jetë eventi i muajit pa diskutim.
Vitin e ri muzikor Discobox e nis shpejt dhe me ritëm të lartë, falë një emri tejet interesant, Cinthias, që është njëherësh një nga më të lakmuarit e muzikës elektronike bashkëkohore. Bëhuni gati për një shfaqje që do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit!
Një garë mountain bike e tipit Individual Crosscountry Marathon do të nisë nga Sheshi Skënderbej e do të përfundojë në Golem. Gara do të përfshijë të gjitha kategoritë, që nga ato profesioniste tek ato amatore, ndaj nëse jeni i dhënë pas këtij sporti jeni mëse i mirëpritur!
Shfaqja teatrore “Sherlok Holms dhe Langoi I Baskervillëve” ja del të shkrijë në një pjesë të vetme letërsinë detektive dhe traditat e përrallave gotike. Disa prej aktorëve luajnë njëherësh role të ndryshëm, ndaj do të jetë një arsye më shumë për të ndjekur shfaqjen. Për info e rezervime: +355 67 227 0668.
Është rasti i fundit për të parë ekspozitën e Chagall! Nëse e kishit lënë për javët e fundit, keni kohë deri më 12 janar për të parë një nga emrat më të mëdhenj të artit të shekullit të XX, Mark Shagall. Përzgjedhjet grafike nga tre ciklet ilustrative të bëra nga Shagall për librat e famshëm “Stuhia” e Shekspirit, “Fabulat” e La Fontenit dhe “Shpritra të Vdekur” të Gogol, ju presin nga e hëna deri në të shtunë, në COD, që gjendet te godina e Kryeministrisë.
Një nga komeditë më të suksesshme të vitit të shkuar rikthehet nga data 9 deri në 13 janar. Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ende ta ndjekin, rezervimet bëhen në numrat: 0695717746 / 042278158.
Disa materiale fotografike të shkëputura nga një grumbull negativësh të gjendur në mënyrë të rastësishme nga Lek M. Gjeloshi, seleksionohen nga artisti i ri shkodran duke i dhënë një jetë të dytë. Mos humbisni një ekspozitë ku fotografitë vishen nga misteri i origjinës së tyre, dhe plot pikëpyetjeve e reflektime të tjera.
Instituti Italian i Kulturës është një nga hapësirat më të pasura me aktivitete kulturore përgjatë gjithë vitit. Ky janar fillon me tre takime interesante filmash. Më datë 16 mund të shikoni filmin La comare secca të Bernardo Bertoluçit, më datë 23 filmin L’uomo che non cambiò la storia, të Enriko Karias, dhe më datë 30 filmin Terapia di coppia. Të gjitha filmat jepen në italisht, e fillojnë në orën 18:30 në ambjentet e Institutit te Pallati i Kulturës. Hyrja e lirë.
Disa nga imazhet më unike të Atelier Nadar do ju mundësojë një udhëtim në Francën e shekullit të XIX dhe fillim shekullit të XX. Falë bashkëpunimit me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume të Parisit dhe disa nga institucionet më të rëndësishme të kulturës franceze, tek Muzeu Marubi do të përshkoni imazhet që kanë lenë shenjën e tyre përgjatë shekujve të fundit. Ekspozita vjen e kuruar nga Michel Poivert.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More