10 Sugjerime nga Arbër Çepani - Into Albania

10 Sugjerime nga Arbër Çepani

A mund të ketë mënyrë më të thjeshtë për të zbuluar disa pika interesante të Tiranës, se sa duke pyetur një figurë të njohur televizive, njëherësh biznesmen dhe pronar i një prej vendeve turistike më të vizituara në Tiranë, Kafe-Muze Komiteti? Ndiqni më poshtë sugjerimet e Arbër Çepanit mbi vendet që duhet të vizitoni në Tiranë.  

Kafe: 

Jam një adhurues dhe degustues i kafes dhe më pëlqen të di historinë e origjinës të produktit që kam në filxhan dhe mendoj se Coffee – Lab është ndër kafeteritë më interesante në këtë aspekt, pasi e pjek kafen në vend dhe të ofron historikun e kafes që po konsumon.

Pikë referimi: 

Dikur pika e referimit mainstream ka qënë Skendërbeu, sot pikat e referimit janë të shumta dhe me fantazi kreative si psh rruga ku banon ish kryeministri që njerëzit sot e njohin si „rrugica Salës” ?.

Vend i rastësishëm:

Këtu do të sugjeroja një ecje midis rrugicave të rikonstruktuara të ministrive në qëndër. Pavarësisht se në zemër të qytetit ka një qetësi mes bahçeve të institucioneve publike që të krijon një qetësi për t’u marr në konsideratë kur mendon zhurmat dhe kaosin e pjesës tjetër të qytetit.

Një nga ministritë përgjatë bulevardit, foto nga IntoAlbania.

Vendi për një drekë të shpejtë:

Si vegjetarian dhe dashnor i ushqimit të shendetshëm që jam drekën e konsumoj tek Veggies, Luga e Argjendtë dhe Happy Belly në përgjithësi.

Pjata e preferuar:

Byrek me hithra tek Ceren Ismet Shehu.

Aperitiv:

Një cocktail tek Colonial është terapi e mirë relaksi për ta ndarë me të tjerët.

Kënaqësi e veçantë:

Një street food autentik shqiptar si „Sita” kuruar nga chef Bledar Kola është një e papritur e bukur për kalimtarët e rastit në qytet.

Vendi i kulturës:

Komiteti o vlla, pse të bëjmë kot si modesta tani ?.

Komiteti Bar, Urban Life

Kafe-Muze Komiteti, foto nga IntoAlbania.

Restorant për darkë:

Salt, Padam apo Artisti janë vende ku mund të shijosh gatime të këndshme dhe atmosferë të mirë.

Bar/Klub:

Hemingway, Radio, Nouvelle Vague janë vende ku ndihem gjithmonë rehat dhe mirë.

Nouvelle, foto nga IntoAlbania.

Explore More