Dibra - Një Destinacion Jo Vetëm Natyror - Into Albania

Dibra – Një Destinacion Jo Vetëm Natyror

Me madhështinë e Alpeve hijerënda, thellësinë e pyjeve dhe humnerave, pastërtinë e ujit të kristaltë ku vallëzojnë krapi dhe troftat e arta, Dibra sot nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë.

Mikpritja e dibranëve të urtë, bukuria e veshjeve të trevës, kullat dhe kalatë e vjetra plot histori, e bëjnë Dibrën pikërisht atë krahinë, që tradita  popullore e ka cilësuar me dy fjalë: n’Gjur e Bizhur” (në Lurë e Manastir). 

Turizmi malor me alpinizmin, sportet dhe dëborën, turizimi ujor me liqenin, lumin dhe ujërat kurativë, turizmi kulturor i historisë dhe folklorit apo agroturizmi i staneve dhe bujtinave,  plotësojnë kuadrin e një peizazhi të plotë, të asaj që Dibra mund të ofrojë gjatë gjithë vitit. 

Sezoni turistik praktikisht është i hapur dhe Dibra, njihet për tre shtyllat kryesore ku mbështet zhvillimin e turizmit, si një nga thesaret e vlefshëm të saj lidhen me:

Ruajtjen, promovimin dhe shfrytëzimin e çdo resursi natyror apo njerëzor, që i shërben kësaj fushe, veçanërisht tani, që Rruga e Arbërit është shumë pranë realitetit.

Bukuritë e Dibrës mund të kthehen në destinacionin tuaj, me vende që nuk duhen humbur pa vizituar.

New & Trending

Choose a