Book Your Stay
Book Your Flight
Në muzetë dhe galeritë shqiptare, do të gjeni një trashëgimi të pasur historike e artistike që ka mbërritur prej mijëra vitesh deri më sot përmes objekteve me vlera të rralla. Shumë prej tyre kanë ardhur përmes gërmimeve të realizuara në rrënojat a qyteteve të vjetra që kanë ekzistuar më parë në Shqipëri. Çdo objekt përmban një histori të vetën interesante që na mundëson të kuptojmë rrugëtimin e gjatë që i është dashur të bëjnë këtyre artifakteve, për të ardhur më pas në muzetë e ndryshme të vendit.
Disa prej muzeve më të rëndësishëm ku do mund të shikoni këto objekte janë Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, ku spikat një nga simbolet e arkeologjisë shqiptare, njohur dhe si “Dea” e Butrintit, apo mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri i njohur si “Bukuroshja e Durrësit”. Si një pikturë e qëndisur Epitafi i Gllavenicës i vitit 1373 është gjithashtu një nga objektet më të vizituara të Muzeut Historik.
Në Muzeun Arkeologjik në Durrës, mund të admironi statujat e njohura të fillim shekullit të Geas apo Perandorit Romak, qeramikat e mbërritura nga shekulli I VII para erës sonë, Sanktuarin e Artemisës, e plot thesare të tjera arkeologjike.
Ikonat e mrekullueshme të Onufrit do mund t’i shihni sa në Muzeun e Onufrit, aq edhe në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë. “Motra Tone” e piktorit Kol Idromeno konsiderohet “Mona Liza” shqiptare, dhe ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Pikturat dhe veprat e soc-realizmit zëjnë gjithashtu një pjesë të mirë të hapësirave të Galerisë.
Këto e plot artifakte apo objekte të tjera të çmuara të historisë dhe artistëve më në zë shqiptarë do i gjeni nëpër muzetë e shumtë të qyteteve shqiptare.
Nga: IntoAlbania
Filter by
Tirana
I pozicionuar vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, Muzeu i Shkencave të Natyrës, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri, ju ofron një rrugëtim të mahnitshëm në zbulimin e natyrës dhe të gjallesave. I themeluar në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave, muzeu është një pasuri e trashëgimisë natyrore. Në vitin [...]
Berat
A e dinit që ekziston një muze në Shqipëri me sistemin digjital të audio-guidës? Është pikërisht Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri në Berat. Kjo audio-guidë, e para që implementohet në një muze shqiptar, vjen në katër gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht. Sistemi digjital i audio-guidës Synimi i audio-guidës është po aq i thjeshtë sa edhe [...]
Vlora
Në qendër të qytetit të Vlorës, qëndron një prej muzeve më të pasur me informacion e objekte me vlerë të lartë të historisë kombëtare. Vlora është qyteti që të dhuron emocion në çdo stinë! Sidomos nëse jeni të apasionuar pas natyrës, kulturës dhe historisë, qyteti ku u ngrit flamuri i pavarësisë ju ofron plot aktivitete [...]
Shkodra
Një nga më madhështoret në Ballkan, Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër ka edhe një histori mbijetese të jashtëzakonshme. Katedralja e Shën Shtjefnit, shenjtit pajtor të Shkodrës, njihet gjithashtu edhe si Kisha e Madhe. Një herë e një kohë, katedralja ndodhej brenda mureve të kështjellës Rozafa deri në vitin 1478, kur pushtimi osman i [...]
Shkodra
Galeria e qytetit të njohur për artin dhe kulturën e tij të pasur ofron një hyrje gjithëpërfshirëse por intime në artin dhe kulturën e të gjithë Shqipërisë. Galeria e qendrës kulturore të veriut është një ndalesë vërtet frymëzuese për ata që vlerësojnë artet pamore shqiptare. E hapur çdo ditë të javës, përveç të dielës, galeria [...]
Dibra
Në qendër të qytetit të Peshkopisë, ndodhet Muzeu i Dibrës, që ju mundëson një takim interesant me të shkuarën e kësaj zone, përmes pavioneve historike, etnografike dhe arkeologjike. Nëse keni në plan të vizitoni Peshkopinë, duhet të vendosni në axhendën tuaj dhe një ndalesë në Muzeun e Dibrës, i cili ndodhet në bulevardin kryesor të [...]
Shkodra
Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult, është një nga muzetë më interesantë që mund të vizitoni jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin. Ky muze sjell në vëmendjen e vizitorit prezencën e Kishës katolike dhe të besimit të krishterë në Shqipëri veçanërisht në veri të vendit, duke bërë të njohur një histori mbijetese, si gjatë sundimit [...]
Tirana
Brenda pallatit që në kohën kur u ndërtua u kritikua për format kubiste, ndodhet Shtëpia – Studio Kadare, një hapësirë që i dedikohet shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare. Shtëpia e vjetër e Ismail Kadaresë, shkrimtarit shqiptar me influencë në Shqipëri dhe në botë, tashmë është e hapur për publikun. Hapësira ku shkrimtari jetoi [...]
Ndër mozaikët më interesantë të Shqipërisë është Mozaiku i Mesaplikut, i shekullit të VI, i cili gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Ajo që ndjell interes është portreti i një personazhi të panjohur, dhe mbishkrimi që ende sot vjen me shumë pikëpyetje. Askush nuk mund të thotë se si është ndjerë në vitin 1979 [...]
Muzetë janë pasaportat e historisë së shteteve. Pa dëshmitë dokumentare që ruhen në to, do të ishte e pamundur të çertifikohej e vërteta për zanafillat e qytetërimeve. Shqipëria e ka në kërthizën e saj gjeografike në Tiranë, Muzeun e saj Kombëtar që dokumenton historinë dhe jetën e shqiptarëve. Hyji Apolon, e njohur më mirë si Dea [...]
Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker, dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit. Studiuesi i huaj ishte i pari që gjatë Luftës së Parë Botërore, në themelet e një shtëpie të vjetër në Durrës, zbuloi pamjen e mozaikut të lashtë. U desh përfundimi i Luftës së [...]
Epitafi i Gllavenicës daton në vitin e largët 1373. Emërtimin “Epitafi i Gllavenicës,” i vënë nga studiuesi Theofan Popa, është bazuar në titullin kishtar që kishte peshkopi Kalist, i Gllavenicës dhe i Beratit. Epitafi është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar në afërsi të qytezës së Ballshit. Gjatësia e epitafit është 212 cm, aq [...]
Zhvilluar nga Frakton & Dizajnuar nga project.graphics