Muzeu i Armëve - Udhëtim në Historinë e Armatimeve Ushtarake, Ajrore dhe Detare - Into Albania

Muzeu i Armëve – Udhëtim në Historinë e Armatimeve Ushtarake, Ajrore dhe Detare

Armatime historike, e pajisje të rralla, që datojnë që nga koha e Skënderbeut e deri në ditët e sotme, do t’ju kthejnë pas në kohë për të përjetuar nostalgji dhe ndjenjë krenarie. Të gjitha këto, ju mund t’i sodisni në Muzeun e Forcave të Armatosura Shqiptare, i cili ndodhet rreth 7 min larg qendrës.

Muzeu i Forcave të Armatosura Shqiptare, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Ky është një muze tipologjik që pasqyron ngjarjet më të rëndësishme ushtarake, si edhe shpreh identitetin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. I konceptuar me tre pavijone është krijuar në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të ushtrisë, më 4 dhjetor 1912. Prej gati 8 vitesh ky institucion ndodhet në ambjentet e brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë të ekspozuar 3600 objekte me vlera muzeale. Muzeu është i konceptuar në këto pavijone:

Pavijoni i Epokës, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Pavijoni i epokës

Pavijoni i epokës nis me periudhën e Skënderbeut, ku janë të ekspozuara sende që kanë lidhje me Heroin Kombëtar Gjerjg Kastrioti si, armë, harta dhe stema të asaj kohe. Aty do të gjeni topuzin e drurit të shek XV-të, të përdorur në kohën e Skënderbeut si dhe shpata të ndryshme të kësaj periudhe.

Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Muzeun e Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Nga shpatat e periudhës së Skënderbeut, tek topi i Tafil Buzit, apo edhe ai i Ali Pashë Tepelenës, e bejnë këtë muze, një vlerë të çmuar të trashëgimisë dhe historisë së ushtrisë shqiptare. Pavijoni i parë, përveç vlerave historike është edhe një dëshmi e gjallë e artizanatit shqiptar, pasi në të do të gjeni koburet e viteve 1900-të, të cilat shquhen për dekorimet e tyre. Të gjitha armët që ndodhen në muze, përveçse janë autentike, janë edhe të punuara mjeshtërisht më fijë ari dhe argjendi.

Me kalimin e viteve sigurisht kemi dhe modernizimin e armatimeve, që lidhen me periudhën e Pavarësisë dhe atë të Mbretit Zog, ku dhe ushtria filloi të konsolidohej.

Pavijoni i Epokës, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Koburet e dekoruara, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Pavijoni i Epokës, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Pavijoni i periudhës së komunizmit

Në këtë pavijon do të njiheni nga afër jetën dhe regjimin e një ushtari. Aty do të gjeni që nga armatimet, e deri tek uniformat, berretat, pajisjet teknike të komunikimit,tendën ushtarake e shumë të tjera. Pavijoni përfshin pistoleta, pushkë dhe kallashnikovët, e përiudhës së komunizmit, ku pjesa më e madhe vinin nga jashtë dhe një pjesë prodhoheshin në Shqipëri, në qytetin e Gramshit. Përveç ushtrisë janë të shumta dhe objektet muzeale të flotës detare Shqiptare. Nga viti 1925 e deri në ditët e sotme Shqipëria ka pasur 100 anije, momentalisht ka vetëm 5 në gjendje pune.

Pavijoni i periudhës së komunizmit, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Pavijoni i periudhës së komunizmit, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Objektet e forcave detare, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Pavijoni në pjesën e jashtme të muzeut.

Këtu janë të ekspozuar armatimet e rënda, avionet, helikopterat edhe tanket. Forcat ajrore ndër vite kanë numëruar rreth 240 avionë. Momentalisht në hapësirën e jashtme të muzeut ndodhen vetëm dy avion, Mig 19 dhe 21, të cilët janë jashtë përdorimit. Ato janë të demontuara, pasi nevojiten teknologjitë e reja për standartet e NATO-s, por janë të aksesueshme për çdo visitor.

Pavijoni në pjesën e jashtme të muzeut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Pavijoni në pjesën e jashtme të muzeut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Pavijoni në pjesën e jashtme të muzeut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Pavijoni në pjesën e jashtme të muzeut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Nëse doni të vizitoni muzeun ai është i hapur nga e hëna në të premte dhe ju nevojitet thjesht një kartë identiteti, ndërsa për turistët e huaj, duhet të çojnë një email në adresën mbrojtja@mod.gov.al të paktën 7-10 ditë para.

Në brendësi të Muzeut të Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Pavijoni i periudhës së komunizmit, Muzeu i Forcave të Armatosura, Tiranë. Foto nga IntoAlbania

Muzeu i Forcave të Armatosura Shqiptare, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Explore More