Plazhi i Darëzezës - Një Atraksion Turistik mes Qetësisë dhe Argëtimit - Into Albania

Plazhi i Darëzezës – Një Atraksion Turistik mes Qetësisë dhe Argëtimit

Plazhi ranor i Darëzezës në Fier, gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e pushuesve.

Me një vijë bregdetare prej 15 kilometra përgjatë Adriatikut plazhi i Darëzezës është i njohur nga pushuesit, jo vetëm për rërën e zezë kurative, por edhe për gërshetimin e mirë të ujit të pastër me pyllin shekullor.

Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar mundësi për zhvillimin e sporteve ujore, siç është Kitesurf.

Të gjithë të apasionuarit mund ta ushtrojnë këtë sport pasi era në bregdetin i Darëzezës krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri.

Pushuesit zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh për shkak të bukurisë, por kryesisht të pastërtisë që ofron.  Me plazh ranore e me një shtrirje të konsiderueshme ky destinacion veror ofron një qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

Plazhi i Darzezës është një zone turistike e cila synon të kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit.

Po ashtu, turistët krahas plazhit të Darzezës, mund të bëjnë gjithashtu edhe shëtitje në pyll, eskursione dhe vizita në qendrat kulturore përreth.

Jo shumë larg nga Darzeza ndodhet edhe parku arkeologjik i Apolonisë, i cili është i vendosur mbi një kodër dhe pasqyron gjurmë nga qytetërimi i lashtë.

New & Trending

Choose a