10 foto nga maja e Korabit - Ngjitje e paharrueshme mes borës dhe diellit - Into Albania

10 foto nga maja e Korabit – Ngjitje e paharrueshme mes borës dhe diellit

Ngjitja drejt majës se Korabit është nga më të vështirat por, sipas atyre që arrijnë majën e tij, një aventurë me shpërblim të pamatë.

Fotot e ngjitjes dëshmojnë mbi një përvojë të paharrueshme. Ndonëse ajo nuk mund të përjetohet përmes fotove, këto foto japin një ide mbi madhështinë e një rrugëtimi të pazakontë.

Mali i Korabit ndahet mes Shqipërisë, në Malësitë e Dibrës, dhe Maqedonisë së Veriut por maja e tij më e lartë kulmon në Shqipëri me 2764 metra. Ai rrethohet nga parku kombëtar me të njëjtin emër dhe njihet për bimësi dhe faunë fantastike. Ndërsa Mali i Korabit mbetet një nga më madhështorët gjatë çdo stine, ai është veçanërisht i magjishëm i mbuluar nga bora e saporënë.

Më poshtë, zbuloni majën e Korabit nën borën e shkurtit. Fotot nga Aurora Piroviqi.