5 eventet e fundjavës që nuk duhen humbur - Into Albania

5 eventet e fundjavës që nuk duhen humbur

Jemi në mes të korrikut, ndaj eventet e organizuara vijnë me freskinë e nevojshme. Ndiqni disa prej tyre që rekomandohen nga ekipi ynë:

1. EbbaneSis në Tur, e premte 12 korrik, Tulla Nouvelle – terrace

Për këdo që do të kalojë një të premte me muzikë interesante, mund të bëhet pjesë e show-t të duos italiane EbbaneSis, që krijojnë një atmosferë vërtetë unike përmes stilit të tyre të të kënduarit të këngëve të njohura italiane dhe botërore. Ora 21;30, hyrja e lirë.

Posteri zyrtar i eventit.

2. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, Muzeu Arkeologjik, Durrës, e premte 12 korrik

Takimi i fundjavës në kuadër të festivalit të muzikës së dhomës është me duon e ardhur nga Spanja, të përbërë nga Miguel Ángel Ortega Chavaldas në piano si dhe David Martín Gutiérrez në violinçel. Për t’u katapultuar në muzikën tipike spanjolle, mund të ndiqni eventin në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Ora 19:30.

Posteri zyrtar i eventit.

Nëse gjendeni në Vlorë, duoja do të performojë gjithashtu në Teatrin “Petro Marko”, në kuadër të eventit “Fabrika e Peizazheve të Muzikës 2019”. Data: 13 korrik, ora 19.

Posteri zyrtar i eventit në Teatrin”Petro Marko”.

3. Balet Klasik dhe Bashkëkohor, Amfiteatri i Tiranës, e shtunë 13 korrik

Ajkun Ballet Theatre, sjell me koreografi të Leonard Ajkun “Legacy – Odyssey of Albania”, ku student dhe profesionistë të baletit pritet të dhurojnë një shfaqje që do të përcjellë entuziazëm tek të pranishmit. Eventi zhvillohet tek Amfiteatri i Tiranës në orën 20:30. Për më tepër klikoni këtu.

Posteri zyrtar i eventit.

4. Hapja e Tirana Social Cultural Center, Ish-Uzina e Autotraktorëve, e shtunë 13 korrik

Ish-Uzina e Autotraktorëve është ridimensionuar tërësisht! Falë nismave social-kulturore Toestand (BE), Termokiss (KS) dhe SCS Tetova (MKD), si dhë kontributit të plot të rinjve të tjerë, ambjentet e uzinës do të kthehen një hapësirë sociale e kulturore, ku do zhvillohen shfaqje të ndryshme artistiko-kulturore, me fokus përherë socializimin. Më datë 13 korrik qendra hapet përmes muzikës me artistë lokalë e ndërkombëtarë, lojëra të ndryshme, ushqime e koktejle deri vonë në mbrëmje. Eventi fillon në orën 19:00.

Posteri zyrtar i eventit.

5. Premiera  “Jul Cezari”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e shtunw, 13 korrik

Një premierë që pritet të ngjallë mjaft reagime. Të paktën ky ka qënë premtimi i trupës së Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, që do të sjellë veprën e Shekspirit në mënyrë ndryshe, jashtë ndërtesës, tek hapësira publike mes godinave të dy teatrove. Shfaqja vjen me regji të kroatit Ivica Buljan. Për rezervime telefononi në numrat: 0695717746/ 042278158.