Çfarë duhet të dini kur të lëvizni në Shqipëri - Into Albania

Çfarë duhet të dini kur të lëvizni në Shqipëri

Kur të mbërrish fillimisht në Tiranë, edhe nëse vjen nga aeroporti, transporti mund të të ngjajë disi kaotik dhe i paorganizuar. Por mos u shqetëso, sapo të familjarizohesh pak me sistemin e transportit lokal, të marrësh një autobus apo furgon, apo edhe të marrësh me qira një makinë, bëhet e thjeshtë. Nuk do t’ju duhet shumë që të filloni të eksploroni këtë vend të mrekullueshëm!

Pak mbi mikëpritjen shqiptare!

Duhet ta dini se sapo të vendosni këmbën në Shqipëri, do të keni një ‘ushtri’ njerëzish që janë gati t’ju ndihmojnë në çdo hap tuajin. Në shumicën e rasteve, shqiptarët janë gati të lënë mënjanë punët e tyre për t’ju ardhur në ndihmë, duke qenë se janë të vetëdijshëm për problemet e sistemit të transportit vendas. Ata e dashurojnë kafenë, ndaj do të shihni se e kanë përzemër t’ju ofrojnë një të tillë gjithashtu.

Pak shqip do t’ju çojë shumë larg!

Për të patur një mundësi akoma më të madhe për t’u përfshirë nga mikëpritja shqiptare, pak shqip nuk do të bënte keq. Mbani parasysh se në qytetet e mëdha shqiptare, ka plot njerëz që dinë anglisht. Megjithatë, nëse doni të përjetoni plotësisht qytetet e vogla, ndoshta do të duhet të investoni pak kohë për të mësuar disa fraza të thjeshta në shqip. Në këtë mënyrë, vendasit do të mund t’ju udhëheqin në vendet më të mira, duke ja u bërë eksplorimin e vendit më të thjeshtë.

Merr me qira një makinë

Zgjedhja e një modaliteti të transportit varet nga preferencat tuaja dhe nga buxheti. Siç u përmend më sipër, në Shqipëri mund të merrni me qira një makinë, të udhëtoni me taksi, autobus, ose furgon. Marrja me qira e një makine mund të jetë një mundësi e mirë nëse keni buxhet. Ajo shkurton kohën tuaj të udhëtimit dhe ju jep më shumë kohë dhe liri për lëvizje. Mund të jetë e shtrenjtë në krahasim me mënyrat e tjera të transportit, por çmimet lokale janë ende të përballueshme për shumicën e turistëve. Ju do të gjeni agjensitë e makinave me qira në aeroport dhe brenda sallave të pritjes në hotelet e mëdha.

Furgon

Nëse jeni duke udhëtuar me çantë shpine, udhëtimi me autobus ose furgon është mënyra ideale për të reduktuar stresin e udhëtimit dhe në fund të fundit ju jep mundësinë të kurseni më shumë para. Udhëtimi me furgon është i sigurtë, por bëj kujdes që të ketë shenjën ku shkruhet emri i destinacionit. Vendndodhja e furgonave varion nga qyteti në qytet, por shumica pozicionohen në qendrat e qyteteve apo anës rrugëve. Nëse përmendni fjalën “furgon” shumica e vendasve do t’ju japin një ndihmë për të gjetur se ku ndodhen.

Kujtim Berdo, shofer nga Dukat. Foto nga Sarah Goolishian.

Autobusat

Autobusat zakonisht rrijnë në parkingje të mëdha apo në terminalet përkatëse. Në qytetet kryesore, këto terminale gjenden më lehtësisht.  Mbani parasysh se secili autobus ka oraret e veta, dhe shumë prej tyre bëjnë ndalesa përgjatë rrugës. Për këtë arsye, përpara se uleni në sediljen tuaj, bëjini me dije shoferit apo shoqëruesit të tij destinacionin ku do të shkoni, në mënyrë që t’ju lëjnë sa më pranë vendit të dëshiruar.

Një stacion tipik autobusi apo furgonash. Foto nga Andrew Craig.

Gjithmonë pyet!

Në Shqipëri duke pyetur vendasit jo vetëm do e keni më të thjeshtë për të lëvizur, por edhe do të mund të nisni të kuptoni pak nga kultura dhe mikëpritja e tyre. Ndaj mos u tregoni të turpshëm, por lijeni veten të lirë në gjithçka që Shqipëria ka për t’ju ofruar. Që nga plazhet fantastike, tek malet, kishat e vjetra apo kafet dhe ushqimet e shijshme, e sigurtë është që udhëtimi në Shqipëri do t’ju mbetet në mendje gjatë.