Nisin zyrtarisht punimet për rijetëzimin e Piramidës – Çdo gjë që duhet të dini mbi historinë dhe të ardhmen e strukturës së pazëvendësueshme të Tiranës - Into Albania

Nisin zyrtarisht punimet për rijetëzimin e Piramidës – Çdo gjë që duhet të dini mbi historinë dhe të ardhmen e strukturës së pazëvendësueshme të Tiranës

Një prej objekteve arkitektonike më të njohur dhe të përfolur të kryeqytetit do të ketë jo vetëm pamje por edhe funskion të ri.

Projekti për rijetëzimin e Piramidës është aprovuar me kohë por më në fund, puna për realizimin e tij ka filluar. Për shumë, kjo ndërhyjrë është e mirëpritur, pasi ky objekt i rëndësishëm ndodhet në një ndër pikat kryesore të bulevardit qendror të Tiranës. Një herë e një kohë, struktura moderniste e zbukuronte këtë korridor të rëndësishëm të kryeqytetit. Fatkeqësisht, ndër vite, ajo u sulmua e më pas u la pas dore, duke u kthyer në diçka të rrënuar dhe aspak të bukur. Megjithatë, ajo mbijetoi të shihte ditën e rijetëzimit të saj.

Historia e Piramidës është a gjatë e plot kthesa të papritura, po aq të bukura sa edhe të trishta, po aq komike sa edhe tragjike. Një gjë mbetet e sigurt, nga monument dedikuar Enver Hoxhës tek rëshkitësja më popullore në vend, Piramida dhe veshtjet e saj të ndryshme janë vetë historia e Tiranës. Veshja e saj e re, e cila filloi të marrë formë pikërisht në 4 shkurt të 2021-shit, premton të tregojë historinë e momentit dhe të ardhmen e qytetit.

Projekti i ri i Piramidës nga MVRDV. Foto nga Arch Daily.

Hap pas hapi me teknologjinë e kohës

Ky rijetëzim mund t’a kthejë përsëri Piramidën në një objekt zbukurues të qytetit. Identiti i saj i ri përmban atë të vjetrin, por synon drejt të ardhmes. Ashtu si një herë e një kohë Piramida ishtë shtëpia e televizionit me teknologjinë më të lartë në vend, Top Channel-it, ashtu edhe e ardhmja e Piramidës do të vazhdojë me hapin e teknologjisë. Projekti i ri premton një Piramidë e cila mund ta kthejë Tiranën në pikë referimi për rajonin e Ballkanit.

Piramida e Tiranës

Piramida, Tiranë, foto nga IntoAlbania.

Projekti

Piramida origjinale, krijuar nga ekipi i katër arkitektëve shqiptarë – Pranvera Hoxha (vajza e Enver Hoxhës, Klement Kolaneci, dhëndri i tij, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu, dy arkitektë të njohur të kohës, – do të rijetëzohet falë projektit të firmës hollandeze MDRDV.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese. Animacion, zhvillimi i videogames, kinematografi, web design, arte dhe muzikë, dizajn grafik dhe modelim 3D, fotografi dhe media të reja. Këto janë disa prej aktiviteteve që mund të presim nga projekti i ri.

Projekti i ri i Piramidës nga MVRDV. Foto nga Arch Daily.

Cilat do të jenë ndryshimet?

Sipërfaqja 11,835 m2 e Piramidës do të ruhet ashtu si në projektin origjinal. Veshja e jashtme do të ndryshojë por duke ruajtur dhe ricikluar pllakat e mbetura të shkallëve dhe mureve në përbërjen e re. Ndërhyrja do të hapë atriumin dhe mjedisin përreth, ndërsa një sërë kafenesh, studiosh, dhomash do të përhapen në të gjithë ambientin e Piramidës. Ashtu si edhe projekti origjinal i ka dhënë Piramidës “krahë” (nga pamje ajrore, Piramida është në fakt shqiponjë!) po ashtu edhe projekti i ri do ti zgjasi ato krahë drejt qytetit, duke e përqafuar atë e duke e përfshirë në zemrën e Piramidës. Thënë ndryshe, Piramida do të kthehet në një pike kyçe të socializimit dhe të kulturës së qytetit e, ndoshta, edhe vendit apo rajonit.

Projekti i ri i Piramidës nga MVRDV. Foto nga Arch Daily.

Një rrugë e disa punë

Një element tjetër interesant i projektit të ri është fakti se Piramida e re do të ketë koridorre të brendshme të cilat përshkojnë të gjithë sipërfaqen e saj, duke hapur kalimin e brendshëm nga një anë te tjetra. Për ata që “kalojnë nga Piramida” për të mbërritur në zyrat e tyre, këto korridore do ti lejojnë ti “bien rrugës shkurt.” Më në fund, do të kemi mundësinë të “rrëshkasim” përmes Piramidës!

“Pjesa sfiduese është krijimi i një marrëdhënie të re midis ndërtesës dhe rrethinës së saj. Unë kam besim se dizajni ynë e arrin këtë qëllim. Mezi po pres të shoh të rinj dhe për herë të parë njerëz të moshuar që i ngjiten shkallëve deri në çati!” – Winy Maas, partneri themelues i MVRDV.

Për më tepër detaje dhe fotografi mbi projektin e ri të Piramidës, klikoni këtu.

Për historinë e Piramidës, klikoni këtu.