Swedish Nomad rendit arsyet pse të gjithë duhet të udhëtojnë drejt Shqipërisë - Into Albania

Swedish Nomad rendit arsyet pse të gjithë duhet të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Blogeri i suksesshëm global Swedish Nomad e njeh mirë Shqipërinë dhe rrëfen arsyet pse ajo duhet përjetuar nga të gjithë.

“Shqipëria është e mrekullueshme dhe me çmime të arsyeshme”

Swedish Nomad e rendit Shqipërinë si një nga vendet e tij të preferuara. “Sigurohu që Shqipëria të jetë në planet e tua kur të hapen kufijtë,” sugjeron ai në faqen e tij në Facebook.

Arsyet të cilat blogeri shtron për lexuesit e tij fillojnë nga vendasit miqësorë, madje “nga më miqësorët që kam takuar,” dhe vazhdojnë me faktin që vendi ka disa nga plazhet më të bukura në Europë, duke veçuar Ksamilin si të preferuarin e tij. Çmime të arsyeshme, plot bukuri të paperkura, dhe vende të mrekullueshme të papopulluara. Edhe këto jane disa nga aspektet e Shqipërisë që kanë habitur Swedish Nomad.

Ksamil. Foto nga Fiton Dalipi.

“Mund të keni dëgjuar për Rivierën e bukur shqiptare dhe plazhet e saj, por në përgjithësi, vendi mbetet kryesisht i paeksploruar. Ndonëse më parë ka patur nam të keq si vend i paqëndrueshëm, me probleme në infrastrukturë, gjërat po ndryshojnë për mirë në këtë vend të bukur dhe e ardhmja e tij duket e ndritur. Këtu, ka gjithmonë dikë të gatshëm t’ju shoqërojë kudo që dëshironi me çmime të arsyeshme. Me guida dhe njerëz kaq miqësorë, mund të bëni autostop dhe të eksploroni shtigjet e parrahura pa u shqetësuar aspak.” – Swedish Nomad

Një tjetër arsye e fortë janë po ashtu edhe gatimet shqiptare. Pjatat e preferuara janë fërgesa, tava e kosit, perimet në skarë, byreku dhe specat me gjizë. Por Swedish Nomad i ka pëlqyer edhe përfshirja e kuzhinës italiane dhe greke në atë shqiptaren duke i dhuruar turistëve më të mirën e të gjithë rajonit.

Burimi i fotos: heneedsfood.com.

Tavë Kosi. Foto nga heneedsfood.com.

Gjatë vizitës në Shqipëri, ai sugjeron disa prej vendeve të preferuara të tij: Tiranën, Ksamilin, Sarandën, Butrintin, Syrin e Kaltër, Liqenin e Ohrit, Shkodrën, Gjirokastrën, dhe Valbonën.

Pakru Arkaeologjik i Butrintit. Foto nga GuideVenturous.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.