Thesaret e heshtura të Shqipërisë: një eksperiencë personale - Into Albania

Thesaret e heshtura të Shqipërisë: një eksperiencë personale

Fshehur poshtë shtresave të plehrave dhe pluhurit, harruar nga bota që i ka zëvendësuar, bunkerët e shumtë nëntokësor të Shqipërisë ofrojnë një eksperiencë unike eksplorimi, që nuk ngjason me asnjë eksperiencë tjetër, gjithmonë nëse ja dilni të futeni brenda tyre.

Të varrosura në sipërfaqen e gati çdo kodre të Shqipërisë fshihen dhomat që tregojnë frikën e një njeriu, koha e të cilit ka kaluar prej kohësh. Unë nuk jam nga Shqipëria, por mendoj se kur Hoxha ndërtoi bunkerët e tij, ai synonte që ato të mishëronin forcën dhe urtësinë, që do i sillnin qetësi. Por në rrënojat dhe shkatërrimin e tyre, bunkerët i janë bashkuar kështjellave të Shqipërisë, duke i kujtuar botës se sa i vjetër është ky vend, e krahasimisht me to, sa i ri po shndërrohet.

Gjej një bunker

Si një entuziast i nëntokës, një nga gjërat e para që kërkoj në një vend të ri janë shpellat dhe katakombet e tij. Kështu, në mënyrë të natyrshme, duke ecur përgjatë bregut të Durrësit, një ditë zbulova një rrjet tunelesh, e duke luajtur bllofin, mu desh t’i eksploroja.  Shpellat në vetvete nuk ishin gjë tjetër veçse një seri vrimash të gërmuara në një shkëmb të zbrazët. Por, pasi desh u përplasa me një grup të ngjashëm “keqbërësish” përmes një daljeje alternative, ndodhi që të isha pjesë e një zbulimi shumë më të madh.

Një strukturë prej betoni, një gropë në tokë dhe një derë masive: një bunker. Metal solid, më i gjatë se unë dhe i trashë të paktën sa gjatësia e dorës, tek sa e gjithë struktura sheh përballë shtrirjen e Adriatikut. Ky ishte pikërisht lloji i bunkerit të cilit i isha vënë pas. Por kishte një problem: dera ishte e mbyllur. Pas trembjes fillestare, kreativiteti shumë shpejt fitoi.  Kuptova se nëse do të hiqja mjaftueshëm shkëmbinj të mëdhenj, do të mund të dredhoja nën derë. Si pa e kuptur, u gjenda brenda.

Brenda në bunker

Me t’u ndodhur aty, atmosfera kthehet nga e bukur, në nderuese. Kushdo që eksploron një vend të braktisur, e njeh këtë ndjenjë: në të njëjtën kohë ke sa kuriozitet për të vazhduar më tej, aq edhe kujdes për të mos marrë një hap të gabuar.

Por po të njëjtët njerëz do të thonë gjithashtu se ja vlen gjithmonë të marrësh një hap tjetër. Çdo hap më larg dritës së derës, hasa edhe më shumë mistere. Nga skeleti i një paradhome të madhe tek një tunel i gjatë ku vareshin kabllo të ndryshkur apo tela të zinj, aty më parë njëherë e një kohë kish patur dhoma apo hapësira pune, dhoma të përbashkëta, dhoma magazinimi, si dhe plot hapësira të tjera të çuditshme. Një dhomë e tërë plot me pluhur karboni, e thellë mjaftueshëm sa për të zhytur këmbët. Një bosht vertikal që shkon edhe më në thellësi nga sa mund të depërtojë drita ime e telefonit. Një hartë e shkatërruar bashkë me shënuesit këndor. Gjithçka e plasaritur, pjerrësuar, djegur apo boshatisur.

Nuk jam duke ju thënë se duhet të shkoni vërdallë në bunkerë të vjetër ushtarakë. Disa janë projektuar që të jenë të rrezikshëm apo mjaft të vështirë për t’u futur. Por nëse gjendeni ndonjëherë në Shqipëri e doni të keni një lloj tjetër turi pa guidë, merreni në konsideratë mundësinë për t’I eksploruar. Nuk do zhgënjeheni!