Durrës - Into Albania

Durrës

Mes Antikitetit dhe Modernizmit

Përse duhet të vizitoni Durrësin

Qyteti i Durrësit është njëherësh një qytet bregdetar sa modern aq edhe antik, ku ndodhet një nga amfiteatrët romak më të mëdhenj të Ballkanit! Si për të nderuar sa më mirë të shkuarën e qytetit, këtu do të mund të vizitoni Muzeun Arkeologjik më të madh të vendit, ku janë të ekspozuara plot objekte të rëndësishme përmes të cilave rrëfehen etapat e ndryshme historike që ka kaluar qyteti. Por Durrësi është më tepër se sa thjesht një zhytje në të shkuarën. Pozicionuar vetëm 30 minuta nga Tirana, plazhet e Durrësit janë disa nga më të frekuentuarat e Shqipërisë, me shërbime hoteliere të cilësisë më të lartë. Struktura moderne arkitekturore si Sfinksi, shëtitorje vibrante apo restorantet e detit, kanë bërë që Durrësi të jetë një nga qytetet turistike më tërheqëse të vendit përgjatë gjithë vitit. Qershia mbi tortë është Kepi i Rodonit, një rrip i mrekullueshëm toke që zgjatet në detin Adriatik, ku natyra dhe historia takohen së bashku.

Filters

Zbulo më Durrës

Rekomandimet Tona